Kamza, një pikë të artë mes tensionit në Shkodër

Ka përfunduar në Shkodër takimi mes Vllaznisë dhe Kamzës, një sfidë shumë e rëndësishme për të siguruar mbijetesën, që nuk prodhoi asnjë dhe në fund skuadra e Ahmtajt iu gëzua pikës së marrë, që vlen shumë në luftën për të qëndruar në Superiore..

Fraksioni i parë i lojës u dominua nga vendasit, që iu afruan golit me anë të Ribajt dhe Malotës, por Avdyli i Kamzës ishte në lartësinë e duhur. Edhe miqtë kishin një mundësi të mirë pas një kundërsulmi, por Rezi nuk e shënjestroi dot portën dhe pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola 0-0. Për Kamzën është me shumë rëndësi të mos humbasin.

Pjesa e dytë e lojës ishte e tensionuar, në 20 minutate fundit. Shkodranët tentuan ta zgjidhnin me goditje nga distanca, por ishin të pasaktë, si Sukaj ashtu edhe Gilman Lika. Në fund gjithccka u mbyll 0-0 dhe Kamza del e fituara, pasi Vllaznia mbetet e parafundit. Momentet e tensionit ishin të shumta në këtë takim dhe me siguri Disiplina minimalisht do të gjobitë kuqeblutë.

Superiore, java 33

Vllaznia-Kamza 0-0

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Bardulla 76’), Vucaj, Lika, Çinari (Tafili 62’), Ribaj (Kalaja 76’), Sukaj. (Në dispozicion: Selimaj, Gurishta, Pjeshka, Pusi) Trajner: Ernest Gjoka
Kamza: Avdyli, Frashëri, Zefi, Çukoviç, Idrizaj, Fili (Kuqi 86’), Malaj, Arrabal, Zguro, Rezi (Ymeraj 64’), Plaku. (Në dispozicion: Gjonikaj, Kuqi, Lelis, Imeri, Agalliu, Rami). Trajner: Julian Ahmtaj
Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Nertil Bregasi, Enea Pashaj; Pas porte: Laver Alla, Orlando Kuka
Kartonë të verdhë: Bardulla 78’/ Zefi 51’, Zguro 69’, Malaj 78’
Vëzhgues: Besnik Kaimi(Tiranë)
Delegat: Alban Tafaj (Tiranë)

RASTET
0-5’ – Pesë minutat e para janë të qeta, nuk a asgjë për t’u shënuar, përveç një tentative të Ribajt. Gjuajtja e sulmuesit ishte e parrezikshme.

9’ – Çukoviç heziton të largojë një top dhe Sukaj rrezikshëm tenton të rikuperojë topin, por e bën me faull.

13’ – Rasti më i mirë për Vllazninë, Ribaj brenda zonës vë në provë portierin mik Avdyli, që reagon dhe e devijon topin në këndore.

19’ – Kundërsulm i rrezikshëm i Kamzës, që del përpara me disa pasime. Brenda zonës Idrizaj dhe Rezi kombinojnë mes tyre aty, sulmuesi durrsak gjuan drejt portës së Sherrit, por e pasaktë tentativa e tij.

23’ Duel mes Sukajt dhe Çukoviç, të dy përfundojnë të shtrirë. Shkodranët protestojnë për faull, që ishte pranë zonës. Meta nuk mendon ashtu. Loja ndalet dhe lojtarëve u jepet ndihma mjekësore.

25’ – Top pas shpinës së mbrojtjes së Kamzës, Ribaj gjendet në zonë dhe me kokë kërkon portën. Avdyli shmang golin me devijimin e tij.

34’ – Plaku merr një top brenda zonës, kërkon portën, por topi devijohet prej njërit prej mbrojtësve vendas dhe më pas Sherri e kontrolloi.

36’ – goditje dënimi nga e majta e sulmit shkodran. Kapiteni Lika krosoi në zonë, aty ku Malota me kokë godit drejt portës. Avdyli priti topin e gjuajtur nga qendërmbrojtësi.

38’ – Shkodranët rikuperojnë një top në gjysmëfushën e miqve, Vucaj përparon dhe gjuan drejt portës. Jashtë kuadratit tentativa e tij.

46’ – Gilman Lika, teksa shokët prisnin në zonë, tentoi një goditje në portë pas një goditjeje dënimi në favor të kuqebluve. Për t’u harruar gjuajtja e mesfushorit.

50’ – Kapiteni Lika lëshoi një “predhë” nga jashtë zonës , Avdyli me vështirësi e devijoi jashtë. Mesfushori ekzekutoi goditjen e këndit vetë dhe Malota me kokë gjuajti mbi tra.

52’ – Çinari është ai që provoi nga distanca dhe topi i gjuajtur prej tij shkon pranë portës.

61’ – Sukaj provon me të majtën nga jashtë zonës, topi pritet pa probleme prej portierit Avdyli.

77’ – Pas një faulli të Bardullës ndaj Zguros, tension në fushë mes futbollistëve. Sende të hedhura në fushë, presioni është i lartë te futbollistët shkodranë.

83’ – Xhevahir Sukaj kërkon të nxjerrë një nga perlat e tij nga repertori, por gjuajtja e tij devijua nga Avdyli, i cili kishte dalë pak metra nga porta.

85’ – Top i gjatë pas shpinës së mbrojtjes mike, kapiteni Lika e ngre topin për Sukajn, sulmuesi e devijon jashtë. Rast i mirë për gol

86’ – Vertikalizim për Sebino Plakun, sulmuesi i Kamzës merr topin dhe i drejtohet portës, duke shënuar. Anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *