Kamza në delir, festë Superiore!

2

Kamza në Superiore!!!

Ky është verdikti i finales së sotme në stadiumin Kamza, ku u ndeshën Kamza e Besëlidhja, dy dominuesit e grupit A në Kategorinë e Parë këtë sezon.

Triumfoi Kamza, pasi triumf quhet edhe barazimi 1-1, rezultat që shpalli kampione Kamzën, superiore në përballjet direkte.

Ndeshje plot emocione, në një stadium të mbushur plot.

Kamza dominoi në pjesën e parë, shënoi me Mehmetin një gol fantastik dhe humbi raste pa fund, para se ta paguante shtrenjtë, sepse në limitin e 45 minutave të para Oumar Kamara u gjend i vetëm në zonë dhe barazoi, pas një grushtimi të portierit vendas.

Megjithatë, Besëlidhjes i duhej fitorja, ndaj Kamza ruajti qetësinë dhe administroi mirë rezultatin në një pjesë të dytë të ekuilibruar dhe mjaft të luftuar.

Festë e madhe në fund, Kamza kthehet në elitë, Besëlidhja mbetet poshtë, edhe pas këtij sezoni fenomenal, me ecurinë rekord në kupë.

You might also like
2 Comments
  1. nuri says

    tranjeri e kamze mund te jeteshkelqim muca ai eshte me imiridhe lushnja dojete tranjer astrita afizi

  2. nuri says

    pse nuk luan kategoria epare me superliken

Leave A Reply

Your email address will not be published.