Kamza ndërron mendje, kthehet Devolli

0

Një natë ndryshon shumë gjëra dhe me sa duket te Kamza janë menduar mirë.

Pas barazimit të djeshëm kundër Shënkollit trajneri Bledar Devolli u njoftua për shkarkim, duke parë vënien në dyshim të objektivit sezonal, ngjitjes në Superiore.

Megjithatë, sot duket se ka ndryshuar gjithçka, sepse nga Kamza vjen lajmi se drejtuesit kanë anuluar vendimin e tyre.

Nuk ka ende njoftim zyrtar, por Devolli do të qëndrojë në drejtim, gjithnjë nëse do të pranojë, pasi siç e tha dje, presioni është shumë i madh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here