Kamza merr kurajo nga loja e mirë, tani edhe Kupa në fokus

0

Loja e mirë ngroh debutuesit, të cilët tashmë hedhin sytë nga Kupa, me disa synime për të arritur

Edhe pse nuk arriti që të dilte me pikë në ndeshjen e parë të kampionatit, Kamza ishte surpriza e javës së parë, për nga niveli i lojës që zhvilloi. Edhe pse luante në fushën e kampionëve, në asnjë moment vendasit nuk treguan superioritet ndaj skuadrës së Ramadan Ndreut. Ndeshja u zgjidh nga një 11-metërsh, i cili nuk pati asnjë kontestim, megjithatë kjo gjë nuk i demoralizon aspak debutuesit, të cilët shohin përpara. Duke nisur që sot, skuadra do të zbresë në fushë për të përgatitur ndeshjet e ardhshme, duke nisur që nga kjo e mesjavës. Kamza do të nisë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë, teksa do të përballet të mërkurën në transfertë me Ilirinë e Fushë-Krujës. Një ndeshje që do t’i ndihmojë lojtarët që të harmonizohen akoma më shumë që në javët e ardhme, veç lojës do të synohet dhe rezultati, duke nisur që nga java e dytë ku kundërshtar do të jetë Skënderbeu, me këta të fundit që do të jenë miq në stadiumin e Kamzës. Sigurisht që prioritet do të jetë dhe Kupa e Shqipërisë, që për nga formati mundëson një rrugë të shkurtër drejt një bilete Europiane.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image