Kamza me probleme në mbrojtje, Fushtar duhet të “shtrëngojë dhëmbët”

0

Kamza në siklet për qendrën e mbrojtjes, pas dëmtimit të Kuqit Fushtar duhet të jetë gati për ndeshjen me Luftëtarin, për të shmangur eksperimentet

Plot 23 pikë në 13 javë, vetëm Skënderbeu ka bërë më mirë se ata. Kamza e Ramadan Ndreut po zhvillon një edicion për t’u admiruar. Skuadër pragmatiste, që arrin të marrë rezultatin. Di të fitojë si në shtëpi ashtu dhe në transfertë edhe pse mund të mos shkëlqejë, Kamza merr atë që kanë rëndësi, pikët. Në Durrës koleksionuan 3 pikët e radhës, megjithatë jo gjithçka ka shkuar më së miri në ndeshjen me durrsakët. Siç bëhet me dije stafi teknik duhet të bëjë pa qendërmbrojtësin Taulant Kuqi, i cili është dëmtuar në ndeshjen me bregdetarët dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj jave me Luftëtarin. Një lajm aspak i mirë ky për stafin teknik që në qendër të mbrojtjes ka të gatshëm vetëm Leo Lelis.

FUSHTAR – Në të tilla kushte duket se duhet që me çdo kushte të rikthehet Ivan Fushtar. Kroati është drejt rikuperimit, por ende nuk është në gjendjen e tij më të mire, megjithatë ai pritet të jetë në fushë përballë gjirokastritëve, i kushtëzuar dhe nga mungesa e Kuqit. Fushtar është një nga lojtarët më të spikatur te Kamza këtë edicion dhe ka bërë mjaft mirë. Nëse Fushtar nuk do ia dalë që të jetë i gatshëm, atëherë teknikut Ndreu do i duhet të përshtatë një tjetër futbollist një rolin e qendërmbrojtësit.  

Mundësia tjetër për trajnerin e Kamzës është të bëjë rokadë në mbrojtje, duke bërë disa lëvizje. Në takimin me durrsakët pas daljes së Kuqit, pamë një postim të Idrizajt nga e majta në të djathtë dhe Frashërit në qendër përkrah Lelisit, ndërsa në të majtë u aktivizua Neziri. Megjithatë kamzalinjë do të preferonin që të kishin një mbrojtës natyral në qendër të mbrojtjes, sesa të bënin ”lëmsh” të gjithë repartin e tërhequr. Megjithatë gjithçka është në dorë të kroatit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image