Kamza mbyll merkaton, Devolli llogarit dhe sulmuesin e Kukësit

Kamza duket se e ka mbyllur marrëveshjen me Sebino Plakun. “Supersport” raporton se sulmuesi i Kukësit në këtë verë do të transferohet në Kamzë me të përfunduar aventura europiane e verilindorëve. Plaku ka mbajtur shiritin e kapitenit në edicionin e fundit.

Kukësi ka vetëm një mundësi për ta mbajtur në skuadër dhe ajo është që të arrijë grupet e Europa League-s. Lojtari ende nuk ka nënshkruar me Kamzën, por drejtuesit janë të bindur se lojtari  do të jetë pjesë e tyre.

Tekniku Devolli e ka mbyllur merkaton, pasi tani e konsideron si pjesë të planeve të tij Plaku. Duhet veçuar se nëse Plaku transferohet te Kamza është i detyruar që të luajë aty deri në merkaton e verës së ardhshme, pasi e konsumon dhe mundësinë e dytë të transferimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *