Kamza, “mbretëresha” e minutave të fundit!

Plot 14 pikë të grumbulluara në 5 minuta e fundit. Gjendja fizike për t’u admiruar, por dhe një statistikë që mund të jetë e rrallë

Kamza është një realitet i Superiores dhe me meritë ka arritur që të pozicionohet me 17 pikë në vendin e 4. Një skuadër kompakte që ndoshta nuk është se mrekullon me lojna e zhvilluar, por merr pikët, pikërisht ato  që kanë rëndësi. Ajo që spikat më së shumti është freskia fizike që ka skuadra e Ramadan Ndreut. Edhe pse është një problematikë që e vuajnë shumë skuadra, te Kamza diçka e tillë nuk mund të thuhet, kjo për faktin se statistikat pohojnë të kundërtën. Kamza ka arritur që të shënojë në 8 nga 11 ndeshjet dhe sa herë që ka shënuar ka marrë minimalisht një pikë. Nga 10 golat e shënuar, por ajo që bie në sy është produktiviteti që ka skuadra e Ndreut në minutat e fundit. Plot 7 gola kanë shënuar kamzalinjtë nga minuta e 85-të e në vazhdim. Ndërsa vetëm 3 gola janë shënuar para minutës së 85-të. Barazimi me Kukësin 2-2 në shtëpi dhe barazimi 1-1 me Skënderbeun në fazën e parë janë pikët e vetme që janë marrë nga tre golat që janë shënuar para minutës së 85-të. vetëm 2 pikë nga 17 janë shumë pak dhe duket e çuditshme, por Kamza është vrastare në minutat fundit. Jo pak por plot 14 pikë kanë grumbulluar debutuesit në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt dhe minutat shtesë. Diçka unike në dukje, pasi nuk është aspak e lehtë që në fund të kesh shënjestrën e duhur. E kanë pësuar Luftëtari, Vllaznia, Laçi dhe Partizani  goditjen fatale të minutave të fundit të Kamzës, që i ka marrë pikët e plota këtyre skuadrave. Në krahun tjetër kanë parë t’u rrëshqasin pikët nga duart dhe Skënderbeu dhe Teuta që kanë lëshuar pikë. Duke i shtuar dhe një pikë të arritur nga barazimi pa gola me Lushnjen formohet mozaiku i pikëve të fituara nga Kamza. Një statistikë ndoshta për rekord, pasi duket e pamundur që të gjendet një skuadër që “vret” kaq shumë në fund. E gjitha kjo rezultat e gjendjes së mirë fizike, që Kamza duket se e ka armën e saj më të fortë.

Ndeshjet ku Kamza ka shënuar para minutës 85-të

Kamza 1-1 Skënderbeu

Shënues: Rezi 69’

Kamza 2-2 Kukësi

Shënues: Plaku 41’ 55’

 

Ndeshjet ku Kamza ka shënuar pas minutës 85-të

Kamza 1-1 Teuta

Shënues: Raçiç 89’

Luftëtari 1-2 Kamza

Shënues: Raçiç 15’ 90+3’ (11-m)

Kamza 1-0 Vllaznia

Shënues: Ymeraj 89’

Laçi 0-1 Kamza

Shënues: Plaku 89’

Kamza 1-0 Partizani

Shënues: Ymeraj 85’

Skënderbeu 1–1 Kamza

Shënues: Plaku 85’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *