Kamza ia del në rrethimin e Lezhës

0

Ashtu si finalja e vogël dje mes Bylisit e Lushnjes, edhe sot në Lezhë nuk ka pasur fitues, mes Besëlidhjes e Kamzës, një barazim 0-0 që mban në krye kamzalinjtë, 2 pikë mbi Besëlidhjen.

Një ndeshje e nivelit të lartë, me lojë të bukur e shumë luftarake, ku nuk munguan rastet për shënim nga të dyja anët, por lojën e kontrolloi Besëlidhja, që vazhdon të korrë shumë më pak se sa mbjell.

Edhe sot, sidomos në pjesën e dytë, Besëlidhja krijoi raste të shumta, por gaboi shumë, duke mos shkuar më tej se barazimi, ndaj një rivali që dëshironte një pikë dhe atë mori.

Tani nuk ka mbaruar ende, por Kamza është natyrisht e avantazhuar, sepse në fund e pret Besëlidhjen në Kamzë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image