Kamza i bëhet Kiev Skënderbeut

Pas humbjes ndaj Dinamos së Kievit, Skënderbeu kërkonte një fitore qetësie në Kamzë, edhe për faktin se kampionati është prioritet madhor tani e tutje. Në letër Skënderbeu nisej shumë favorit, por Superiorja këtë sezon duket shumë e vështirë dhe e ekuilibruar.

Përfundoi 1-1, në një sfidë ku realisht skuadra e Dajës zhgënjeu  dhe nuk luajti me ritëm të lartë.  Me mungesa dhe paksa e lodhur, skuadra korçare nuk bëri shumë për të merituar fitoren, edhe për meritë të Kamzës, që luajti një ndeshje të mirë, pavarësisht se pa Plakun  rrezikoi.

Donjet Shkodra gjeti golin në pjesën e parë dhe u duk e lehtë, por pjesa e dytë pa Kamzën të rritej e të barazonte me Rezin, por merita ishte e kroatit Fushtar, i cili turpëroi mbrojtjen mike.

Fundi ishte i rrëmujshëm e me pak ide, ndaj Kamza mori një pikë të merituar, duke konfirmuar se nuk ka ardhur për turizëm në Superiore.

Java e dytë e Kategorisë Superiore luan sot dy ndeshjet e fundit, me Kamzën e Skënderbeun që zbresin të parat në fushë.

KOMENTI

71’ Raçic bën mbrojtësin dhe shpëton portën e Kamzës. Aliti pason te  Nimaga i cili gjuan, por Raçiç largon topin që kishte kaluar Halilajn në vijën e portës.

67′  GOL KAMZA Rezi barazon! Kishte minuta të tëra në sulm Kamza,  hol i merituar. Super Fushtar, kalon si birila disa korçarë dhe futet në zonë, ku pason bukur dhe Rezi nuk fal!

28′ GOL SKËNDERBEU! Mes qetësisë totale, Donjet Shkodra gjen golin e parë të ndeshjes. I shkëlqyer ish-mesfushori i Flamurtarit, i cili nis të tregojë se është një shënues mjaft i zoti, sepse në hyrje të zonës gjuan me zgjuarsi dhe befason Halilin!

16′ Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes. Neziraj “palos” Gavazajn, i merituar kartoni.

11′ Kamza pranë golit. Goditje nga këndi e dhuruar pa dashje nga Mici, krosi gjen të vetëm në zonv Raçiç, i cili me kokë gjuan jashtë. Gabon keqas mbrojtja korçare, me fat që nuk pëson gol.

6′ Fillim i shpejtë i ndeshjes, rrezikun e parë e krijon Gavazaj, me një gjuajtje të fortë me të majtën që ndalet bukur nga Halilaj.

Kategoria Superiore – Java 2

E hënë, më 18 shtator, ora 16:00

Kamza – Skënderbeu           1-1

Golat: Rezi 78′ / Shkodra 28′

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Neziri, Arrabal, Zefi  (Ymeri 86′), Imeri  (Rezi 63′), Mehmeti (Mumajesi 46′), Fukui, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Nimaga, Shkodra (Muzaka 71′), Gavazaj, Sahiti (Xhejms 75′), Soue. Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Neziraj 16′ / Lilaj 80′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Agaraj, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *