Kamza gjen besimin te ndeshja e fazës së parë

Në Kukës vendoi një 11-metërsh por loja ishte thuajse e barabartë, çka u jep besimin kamzalinjve se mund të marrin pikë përballë kampionëve

Pas 9 ndeshjes, Kamza ka surprizuar duke arritur që të pozicionohet në vendi e katërt, me 15 pikë, vetëm tre pas Kukësit, kundërshtarit të radhës. Në stadiumin e Kamzës, kampionët nuk do e kenë aspak të lehtë, për faktin se deri më tani vendasit nuk kanë pësuar asnjë humbje, por dhe kanë arritur që të barazojnë me Skënderbeun, por dhe të mundin Partizanin. Synimi është i qartë, fitore dhe përballë verilindorëve. Veç synimit për tre pikë, kjo ndeshje është e ngarkuar disi dhe nga ngjyrat politike, pasi vetë kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu, pak ditë më parë deklaroi se pret fitoren para ish-kundërshtarit të tij, Safet Gjicit. Premio në dispozicion, por dhe konfirmimi që Kamza është hirushja e këtij edicioni. Në të tilla ujëra, ndeshja e së enjtes pritet të jetë mjaft interesante.

Na fazën e parë, Kukësi arriti që të merrte tre pikët, duke ju gëzuar një 11-metërshi i cili u shndërrua në gol nga Elis Bakaj. Në atë takim, Kamza bënte debutimin e saj si një skuadër që vinte nga Kategoria e Parë, por edhe pse luante në fushën e kampionëve u paraqit në një nivel të kënaqshëm. Pikërisht takimi i javës së parë, ku Kamza ishte thuajse në të njëjtin nivel me Kukësin, i jep besim të besuarve të Ramadan Ndreut që mund të marrin pikë me kuksianëve.

Stafi teknik punon me intensitet prej ditësh dhe ka grupin e plotë për ndeshjen e javës së 10-të. Me shumë besim, por dhe entuziazëm pas fitores me Partizanin, lojtarët e Kamzës duna ta nisnin mbarë fazën e dytë, për të bërë pse jo akoma dhe më mirë se 9 javët e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *