Kamza fiton miqësoren para finales

0

Iliria dhe Kamza, përfituan nga pushimi që u rezervonte java e parafundit e kampionatit, dhe dje zhvilluan një miqësore midis tyre në stadiumin “Redi Maloku”. Kjo përballje më së shumti u shërbente të dy skuadrave për të mbajtur formën fizike, pasi në javën e fundit të dy këto ekipe i pret nga një “finale”. Kamza e cila synon Superioren, pret Besëlidhjen, ndërsa Iliria që synon mbijetesën, javën e fundit pret Tërbunin. Sa i takon ndeshjes, të dy trajnerët e nisën me formacionet më të mira.

Goli i parë i takimit do të shënohej nga vendasit, ku kapiteni Doçi, me një goditje dënimi nga rreth 25 metra e dërgon sferën në rrjetë dhe 1-0. Miqtë kundërpërgjigjen shpejt, pasi vetëm dy minuta më vonë Nertil Ferraj, do të balanconte gjithçka në 1-1. Kamza merr “frenat” e lojës, teksa në minutat 30-38 të fraksionit të parë Mario Morina, arrin të shënojë edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur kështu fraksionin e parë me shifrat 1-3. Pjesa e dytë i takon formacioneve rezervë, ku të dy trajnerët zëvendësojnë pothuajse gjithë formacionin. Megjithatë, Malindi, ka dy raste ideale për të thelluar shifrat, por shtylla i mohon golin. Kur pritej që Kamza të shënonte, ndodh e kundërta, i riu Endri Gjergj, me një goditje potente, arrin të mposhtë portierin Lamellari, dhe të ngushtojë shifrat në 2-3, rezultat me të cilin mbyllet i gjithë takimi.

Miqësore

ILIRIA – KAMZA     2-3 
Doçi 22′ , Gjergji 75′ / Ferraj 24′ Morina 30′, 38′

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here