Kamza ende e para, por pushon Devollin!

0

Mjafton një barazim në shtëpi, që në Kamzë ta humbasin durimin dhe të marrin një vendim të pabesueshëm: Bledar Devolli është pushuar nga puna!

Trajneri që ka udhëhequr Kamzën e këtij sezoni dhe ka vendosur rekorde po paguan barazimin e djeshëm 1-1 kundër Shënkollit, sepse tashmë Besëlidhja është vetëm një hap larg dhe gara për në Superiore është ndërlikuar shumë.

Pas ndeshjes Devolli deklaroi: “Ky është barazimi i parë, por na ndëshkoi shumë terreni. Në një fushë moçal nuk mund të luhet futboll kur ke lojtar profesionistë. Kjo nuk është për justifikim, por ka ndodhur edhe në shumë ndeshje të tjera kur e kemi pasur të vështirë fitoren në këtë fushë. Për takimin e sotëm të gjitha përgjegjësitë bien mbi mua dhe unë do t’i mbaj të gjitha përsipër, pasi unë kam orientuar lojtarët për këtë mënyrë loje. Ky është futbolli. Duhet thënë se ka shumë presion nga të gjitha drejtimet dhe nuk dua të merrem me këto gjëra. Do ulem të bisedoj me presidentin dhe do të shoh pozicionin tim, në qoftë se nuk i pëlqen puna ime. Kamza është ngritur për të qenë në Superiore.

U tha, u bë: Devolli lë drejtimin e skuadrës që ndërtoi vetë, ndërsa Kamza dridhet nga hija e Besëlidhjes…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image