Kamza e rinis nga Ndreu

0

Ramadan Ndreu do të vazhdojë të jetë trajner i Kamzës, pas suksesit të arritur sezonin e fundit, me ngjitjen në Superiore.

Trajneri 51-vjeçar është konfirmuar nga drejtuesit e klubit, raporton Supersport, pasi puna e bërë prej tij ka qenë shumë e mirë, edhe pse drejtoi për një periudhë të shkurtër.

Kamzën e drejtoi për disa muaj Bledar Devolli, i cili u pushua nga puna në mënyrë misterioze në mars, por u fol për një rikthim javët e fundit.

Gjithsesi, duket se është preferuar Ramadan Ndreu, i cili ka një eksperiencë të madhe në Superiore, ku ka drejtuar Kastriotin për shumë vite, por edhe Laçin së fundi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.