Kamza e Plaku dhurojnë spektakël, Kukësi merr një pikë me vuajtje

Super ndeshje ajo e luajtur sot në Kamzë. Barazim 2-2, por përtej golave, u pa futboll i shkëlqyer. Kamza ka zhvilluar një sezon fenomenal dhe tashmë nuk është më një surprizë, ndaj Kukësi mund të konsiderohet i lumtur për pikën.

Në fakt, kampionët në fuqi shënuan me Elton Kale dhe e nisën mirë, por goli është shumë i dyshimtë.

Ndërkaq, Kamza jo vetëm që nuk e vrau mendjen për pësimin e golit, por me Plakun përmbysi gjithçka. Sulmuesi është në superformë dhe konfirmohet si një ndër goditjet e mëdha të sezonit në Superiore.

Futboll i shkëlqyer nga Kamza, por Rrumbullaku me një predhë nga distanca evitoi humbjen e Kukësit dhe Bakaj i shkoi pranë fitores, duke goditur traversën në fund.

Pikë e çmuar për Kamzën, që nuk ëndërron më shumë sesa duhet, ndërsa te Kukësi mund të ketë sërish gjyq.

Kamza – Kukësi  2-2

Shënues: Plaku 41′, 53′ / Elton Kale 27′, Rrumbullaku 74′

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi (Neziri 51′), Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Kërkotiç, Zeqiri (Musolli 62′), Ethemi (Alijev 55′), Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kartonë të verdhë: Bakaj 47′, Hallaçi 48′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Orlando Kuka

GOLAT:

29’ – Fushtar hedh një top me kokë pas për Halilajn, Elton Kale ndjek aksionin dhe rrëshqet pranë Halilajt. Dy lojtarët përplasen dhe braziliani del me portën e boshatisur, duke èuar topin në rrjetë. Gol i dyshimtë, pasi zakonisht në përplasjet në zonë portieri është i favorizuar nga arbitri. Polemika pa fund!

38’- Plaku shkon pranë fundores dhe pason në qendër, Raçiç godet, vendimtare ndërhyrja e Hoxhës.

53? Super Kamza! Frashëri harkon nga e djathta dhe në shtyllën e dytë me kokë shënon Plaku, spektakolar sot!

74? Supergol i Rrumbullakut! Mbrojtësi lëshon një predhë nga distanca dhe mposht Halilajn! 2-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *