Kamza e pandalshme, Fushtar e Mustafa afrimet e radhës

0

Kamza vazhdon që të jetë mjaft aktive në merkaton e verës, madje edhe duke synuar kualitete dhe futbollistë me eksperiencë. Kamzalinjtë kanë provuar këto ditë lojtarë të cilët kanë luajtur më parë edhe në Superioren tonë. Në miqësoren e fundjavës së shkuarës me Ilirinë, te skuadra e Ndreut, Ivan Fushtar ishte si spektator. Kroati më parë ka qenë titullar dhe një nga lojtarët e spikatur tek Flamurtari dhe nga sa mësohet, ai ka gjetur akordin me Kamzën.

Tjetri është kosovari Argjend Mustafa, i cili më parë ka qenë pjesë e Besës, Partizanit, Tiranës e Laçit. Pra bëhet fjalë për dy lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, të cilët pritet që t’i bëjnë shumë punë skuadrës së Kamzës, e cila në sezonin e ardhshëm synon që të jetë surpriza e kampionatit të Superiores, që starton në shtator. Fushtar dhe Mustafa pritet të firmosin dhe të bëhen pjesë e skuadrës së Kamzës.

Trajneri Ramadan Ndreu ka deklaruar edhe më parë se merkato do të jetë e hapur për futbollistë të cilët bëjnë diferencën, por mbi të gjitha që e bindin atë, për të firmosur më pas me Kamzën.

MBROJTËSI – Momentalisht po pritet edhe një mbrojtës, i cili do të jetë shqiptar. Këtë kusht e kanë vendosur vetë drejtuesit e skuadrës së Kamzës. Ndonëse janë lakuar disa emra, presidenca bashkë edhe me stafin nuk duan që të nxitohen, pasi duan që të afrojnë një lojtar që të bëj diferencën dhe me eksperiencë. Ndoshta, brenda kësaj jave, Kamza pritet që të kompletohet, e natyrisht nuk do të lërë jashtë vëmendjes edhe ndeshjet miqësore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here