
Kamza ka thyer tersin Burrel, sepse nëse javën e shkuar u ndal aty, sot arriti të fitojë me përmbysje. Burreli shënoi në fundin e pjesës së parë me 11-metërsh, por në fundin e takimit erdhën dy gola nga Kamza, që rikthehet +4 nga Besëlidhja.
Edhe Lushnja mori 3 pikë të arta në Berat, ku vendosi një gol i Mikel Cankës, që çon +5 Lushnjen nga Bylisi, por të hënën luhet Pogradeci-Bylis.
Besa bën goditjen e madhe
Një fitore e artë për Besën, triumfuese 1-0 sot në Mamurras, me një gol në fillim të pjesës së dytë. Fitore që e ngjit në krye të grupit të vet Besën dhe afron ndjeshëm mbijetesën, ndërsa Mamurrasi është në telashe të mëdha, sepse është vetëm 2 pikë mbi Tërbunin dhe ka luajtur një ndeshje më shumë. Edhe Iliria mori 3 pikë jetike në derbin ndaj Kastriotit, duke u shkëputur pikërisht nga Mamurrasi. Në grupin tjetër fitoi vetëm Dinamo, me një gol të artë të Shehajt, ndërsa e bëri pushim Elbasani, që mbetet i fundit.