Kamza e Luftëtari, “presion” Skënderbeut e Partizanit

Kamza pret të premten Skënderbeun në shtëpi dhe synimi i vetëm janë tre pikët. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka u mposht nga Flamurtari së fundmi dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e radhës me korçarët. Për këtë klubi periferik i kryeqytetit ka vendosur që hyrja në stadium të jetë e lirë.

“Sfida tepër e rëndësishme ndaj Skënderbeut kërkon përkrahjen tuaj. Hyrja do të jetë e lirë për tifozët”, ka njoftuar klubi i Kamzës. Ndërkohë për trajnerin Ernest Gjoka ekipi nuk do të jetë i plotë, pasi për shkak kartonësh nuk mund të luajnë ndaj Skënderbeut Erlis Frashëri dhe Xhuljo Mehmeti.

Veç Kamzës, edhe te Luftëtari kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë e lirë në ndeshjen me Partizanin. Ka qenë vetë drejtori sportiv Gentian Nora, i cili përmes llogarisë së tij në “Facebook” njofton: “Ndeshja Luftëtari-Partizani do të luhet ditën e diel ora 13:30. Hyrja falas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *