Kamza e Korabi ndahen në barazim, Prençi shmang humbjen e dibranëve

0

Barazim 1-1 mes Kamzës dhe Korabit. Të besuarit e trajnerit Devolli kalojnë në avantazh me Rezin, por humbin dhe një 11-metërsh, ndërsa në fund qendërmbrojtësi i Korabit mban në lojë ekipin e Mërgjyshit

Kamza dhe Korabi ndahen në barazim në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Një rezultat 1-1 i fiksuar në minutat e fundit, pasi deri në të 89-ën ishin të besuarit e trajnerit Devolli që kryesonin takimin falë golit të shënuar nga Rezi. Prençi realizoi një gol me peshë për skuadrën e drejtuar nga Mërgjyshi, të parin për këtë sezon të ri për dibranët në një ndeshje zyrtare. Gjithçka tashmë mbetet të përcaktohet në sfidën e kthimit, ku do të vendoset skuadra që do të kalojë në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Sport Ekspres

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here