Kamza e ka me ngut, afron edhe një lojtar të perspektivës

Kamza nxiton të rikuperojë kohën e humbur, pas periudhës kur merkato dukej e bllokuar. Ekipi nga periferia e kryeqytetit vazhdon të afrojë lojtarë në merkato.

Vetëm pak orë pas përforcimit me dy lojtarë ekspertë, si Olsi Teqja dhe Nuredin Orelesi, Kamza zyrtarizoi goditjen e radhës. Ai është Plarent Fejzaj.

21-vjeçari, i cili vlerësohet si një talent me të ardhme, firmosi me Kamzën dhe do të vendoset menjëherë nën urdhërat e tranjnerit Bledar Devolli.

Mesfushori është formuar në grupmoshat e Apollon në Greqi. Së fundmi, Fejzaj ka qenë pjesë e skuadrave të Bylisit dhe Burrelit në kampionatin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *