Kamza dhe Teuta në kahe të kundërta, rezultati diferencon objektivat

Teuta është një nga skuadrat që ka surprizuar jo pak këtë sezon, kjo për faktin se pas 11 javësh e skuadra e Shkëmbit ka marrë 18 pikë, vetëm 2 me pak se Kukësi i vendit të tretë. Në 7 ndeshjet e fundit durrsakët kanë pësuar vetëm 1 humbje.

Në Kamzë, “djemtë e detit” do të ndeshen me Kamzën e Klodian Duros. Skuadra nga periferia e kryeqytetit nuk po kalon një moment aspak të mirë, pasi në 10 ndeshjet e fundit në kampionat ka marrë vetëm 1 fitore, me Kastriotin.

Në fazën e parë, Teuta u mjaftua me një gol të Latif, por sot pritet një tjetër betejë e fortë. kamza sheh t’i rikthehet Plaku, ndërsa problemet janë në mbrojtje, pasi së fundmi u dëmtua dhe Beqiri. Shkëmbi pritet t’i besojë të njëjtëve lojtarë që luajtën në takimin me Tiranën.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi i Kamzës

Kamza –Teuta

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Frashëri, Arrabal, Bonan, Malaj, Mehmeti, Zisi, Plaku, Fukui. Roloviç. Trajner: Klodian Duro.

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj, Shkalla, Beqja, Osmani, Progni, Sidibe, Kallaku, Avdyli, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Kridens Meta.

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *