KAMZA-BESËLIDHJA NUK LUHET!

0

Kamza-Besëlidhja nuk do të luhet sot. Vendimi është zyrtar dhe fut në kaos Kategorinë e Parë dhe sikletos tmerrësisht Federatën Shqiptare të Futbollit.

Situatë pa precedent: finalja e madhe e Kategorisë së Parë nuk është luajtur pasi policia ka refuzuar të marrë përsipër sigurinë e ndeshjes!

Sjellje absurde e policisë, mbi të gjitha sepse kjo situatë duhej zgjidhur prej ditësh. Absurditeti është se policia ishte shumë pranë stadiumit, me disa automjete në gatishmëri.

Skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes ishin në stadium, policia jo, ndërsa Kamza mendoi si zgjidhje luajtjen e ndeshjes me polici private.

Zgjidhje që nuk është aprovuar nga zyrtarët e FSHF-së, por mbi të gjitha nga Besëlidhja, pasi klubi lezhjan ka refuzuar të luhet pa polici, në një stadium të mbushur plot.

Ndeshja anulohet dhe tani kaosi është total: kur do të luhet, a do të luhet, si do të vendosë Federata për një ngjarje mjaft të rëndë dhe çfarë ndodh nëse edhe policia e Lushnjes, për shembull, refuzon të garantojë sigurinë në finalen Lushnja-Bylis për ngjitje në Superiore? E turpshme!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here