Kamza Basket e kualifikuara e parë në Kupën e Shqipërisë

0

 

Skuadra që në letra ka për trajner Erkand Karajn, por që dje është drejtuar përsëri prej Roland Avramit (trajneri i Tiranës për meshkuj), ka ditur të triumfojë përballë një Studenti që pa Memën e dëmtuar e ka më shumë se sa të vështirë

Studenti – Kamza Basket 55-69

(22-20, 8-20, 15-16, 10-13)

Studenti: Lalaj (24), Metani (10), Shima (4), Naçollari (8), Halili (9)/Kici, Jani Trajnere: F.Mitku

Kamza Basket: Vata (22), Sokoli (16), Matka (11), Memçaj (10), Oruçi (2)/Ymeri (5), Hoxha (3), Sinani, Bakalli Trajner: E.Karaj

Gjyqtarë: E.Allaraj, G.Hoxha (Tiranë)

Gjergj Vyshka

Kamza Basket në basketboll për femra është skuadra e parë e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa dje pasdite ka mundur Studentin në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Skuadra që në letra drejtohet nga Erkand Karaj, por që në fakt dje në bankinë ka pasur përsëri Roland Avramin (trajneri i Tiranës në basketboll për meshkuj) e ka pasur më të lehtë përballë Studentit që pa Memën e dëmtuar e ka më shumë se sa të vështirë. Me përjashtim të një periode të parë të ekuilibruar, atje ku Studenti ka qenë në avantazh deri në rezultatin 7-6, më pas ka përmbysur Kamza Basket 13-14 dhe përsëri ka kthyer skuadra e Mitkut, pjesa tjetër ka qenë e dominuar nga mikeshat. Studenti e ka fituar periodën e parë 22-20, por e ka të vështirë të përballojë ritmin e Kamza Basket. Sepse përtej organizimit të Metanit, Lalaj si lojtare me përvojë, por dhe Naçollari, Shima e Halili e më pas dhe Kici e Jani e kanë të vështirë të marrin Studentin përdore për ta çuar tek fitorja. Pra skuadrës së Mitkut në mungesë të Memës së dëmtuar nuk ka një pikë mbështetjeje të fortë. E kundërta ndodh me Kamza Basket, që dje me Vatën në formë, por dhe me Sokolin, Matkën, Memçajn, Oruçin, Ymerin, Hoxhën, Sinanin e Bakallin ia ka dalë të jetë fituese. Diferencën e ka bërë perioda e dytë, të cilën Kamza Basket e ka fituar 8-20 duke shkuar në pushim me avantazhin 30-40. Avantazh që ka ardhur duke u thelluar, ndërsa në fund të periodës së tretë fituar përsëri nga Kamza Basket, 15-16, ka shkuar në 11 pikë diferencë, 45-56. Për të mbetur në përfundim të dhjetëminutëshin të katërt me 14 pikë diferencë, 55-69, sepse kjo skuadër e ka fituar dhe këtë periodë 10-13. Përfundimisht një ndeshje e qetë, pa asnjë kontestim, atje ku secila palë ka pranuar rezultatin përmbyllës që ishte në favor të Kamza Basket, 55-69. E kështu ky ekip ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa sot priten dhe tre të tjerat.

Tabela e raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë

Dje

Studenti – Kamza Basket    55-69

Sot

Skënderbeu – Elbasani      ora 16:00

Flamurtari – Goga Basket   ora 17:00

Tirana – Vllaznia          ora 18:30

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here