Kamza barazon me Juventusin e Rumanisë

Kamza ka luajtur sot miqësoren e radhës në Rurqi dhe pas barazimit ndaj Sepsit, sot ka barazuar ndaj një tjetër rivali rumun, Juventusit të Bukureshtit.

Bëhet fjalë për një rival që ashtu si Kamza është ngjitur verën e shkuar në divizionin e parë, por nëse Kamza ka shkëlqyer në Superiore, Juventusi është i fundit në Ligën 1 rumune dhe ka pak shanse mbijetese.

Kamza e nisi më mirë dhe në pjesën e parë krijoi më shumë raste për shënim, duke gjetur edhe golin e avantazhit me Xhulio Mehmetin që në minutat e para të ndeshjes. Më pas, me kalimin e minutave Juventusi mori zotërimin e topit (60-40 përqindja finale e zotërimit të topit për rumunët) dhe e kërkoi gjatë barazimin, që e arriti në pjesën e dytë, kur të dyja skuadrat kishin bërë shumë zëvendësime.

Gjithsesi, edhe pse nuk ka ardhur ende fitorja në miqësore, Kamza ka treguar se ka një skuadër cilësore dhe afrimet e janarit po ambientohen me shpejtësi, duke nisur nga Zguro e Zeqiri, të cilët llogariten si pjesë e formacionit nga trajneri Ndreu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *