Kampioni Smajlaj: Emocion i rrallë, në Beograd më duartrokitën

0

Izmir Smajlaj, atleti shqiptar që ka bërë histori sot, duke fituar medaljen e artë në kërcim së gjati, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Beograd, ka folur në lidhje telefonike me Supersport, duke rrëfyer emocionet, por edhe një detaj interesant me atmosferën në Beograd.

“Jam shumë i emocionuar. Kam punuar për disa muaj në Shkodër për këto dy gara, me ëndrrën për të triumfuar në Beograd. Rivaliteti ishte i madh, por ia dola. Surprizë nuk do ta quaja, sepse kemi punuar shumë për të arritur deri këtu.

“Ishte një finale dhe nuk ka asnjëherë siguri, por kisha shumë besim se mund t’ia dilja. Tani mbetet dhe Kampionati Botëror dhe besoj se mundësitë janë, do të jap gjithçka.

“Kushtet e stërvitjes? Dihen si janë kushtet në Shqipëri, por që ai dëshiron të stërvitet, e bën.

“Pritja në Serbi? Me thënë të drejtë, pritja ka qenë shumë e mirë. Edhe pas garës më kanë duartrokitur dhe e falënderoj shumë popullin e Beogradit”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image