Kampioni rikthehet duke prezantuar “bishën” 2,2 milionë euro

0

Përpara rikthimit në ring, Amir Khan pozoi me super-makinën e tij të re. Një Koenigseg Agera RS1, me vlerë mbi 2,2 milionë euro. Një “bishë” e vërtetë rruge, e cila arrin shpejtësinë maksimale 445 km/h.

Një makinë (nëse mund të quhet e tillë) e bukur në pamje, por e frikshme për sa i takon shpejtësisë, e cila arrin nga 0-100 km/h vetëm në 2,8 sekonda. Diçka me të cilën Khan mund të mburret realisht, përpara se të rikthehet në ring, për të konfirmuar aftësitë e tij.

Boksieri nga Boltoni po stërvitet për duelin e 8 shtatorit, kur do të ndeshet me Samuel Vargas, ndërsa në horizont është një sfidë e mundshme me Meni Pakuaio-n. Një tjetër boksier për t’u sfiduar mund të jetë Kell Bruk.

“Sa herë që them se do të ndeshem me Meni Pakuaio-n, dueli nuk realizohet. Këtë herë do të qetësohem dhe do ti marr gjërat hap pas hapi. Nëse do të ndeshem me Pakuaio-n në rregull, në të kundërt ka shumë boksierë të tjerë të zotë. Do të ishte një prej sfidave më të mëdha dhe që prodhojnë më tepër para, por varet nëse skuadra e tij pranon”, tha Amir Khan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.