Kampioni i madh i Gjermanisë, Kros mahnit tifozë e ish-lojtarë

Duket si Botërori i Real Madridit, sepse edhe Toni Kros bëri një magji dhe u bë heroi për Gjermaninë, ashtu si Ronaldo për Portugalinë.

Mesfushori gjerman ishte ndër më të mirët edhe në ndeshjen e parë, por këtë radhe gjeti një gol që peshon shumë, tmerrësisht shumë.

Natyrisht, ish-futbollistë të njohur tashmë në rolin e analistit kanë mbetur gojëhapur.

Geri Lineker bën sërish filozofi: “Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra luajnë futboll për 82 minuta, pastaj Gjermania merr karton të kuq, 21 burra vrapojnë pas topit për 13 minuta dhe në fund fiton Gjermania”.

Suedezi legjendar Henrik Larson tha: “Duhet të admirosh atë goditje nga Kros. Ndoshta goditja e fundit e ndeshjes, nëse dilte topi jashtë, përfundonte ndeshja. Më vjen keq për Suedinë”.

Patris Evra shtoi: “Më vjen keq për Larsonin, u duk se mbaroi”.

Geri Nevil lavdëron Kros dhe kombëtaren gjermane: “Absolutisht brilante, bravo Gjermania. Ne ishim duke i bërë funeralin dhe ata ia dolën mbanë sërish. Nuk është rastësi”.

Ndërkaq, Twitter u çmend për Kros, duke nisur nga personazhe të njohur, si Robi Uiliams: “të dya, Toni Kros”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *