Kampioni i botës në motoçiklizëm, në rrezik për jetën

0

Niki Hejden, motoçiklisti i famshëm amerikan, ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor në Itali, ndërsa po ngiste biçikletën e tij.

Hejden, së bashku me një grup ciklistësh, po shëtiste dje në rrugën Riçone-Tavoleto në Rimini, kur është goditur nga një makinë e tipit Peugeot.

Piloti i Team Honda World Superbike përfundoi fillimisht në xhamin e përparmë të makinës dhe më pas në asfalt. Gjendja e tij është shumë e rëndë, ndaj është transportuar me helikopter nga Rimini në Çezena, për ndërhyrje kirurgjikale, pasi ka pësuar traumë në kokë.

Tashmë 36-vjeçari, kampion bote në MotoGP në vitin 2006, është në koma dhe po lufton mes jetës e vdekjes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here