Kampionët sfidojnë Lirinë e Prizrenit

0

Kukësi ka nisur punën për sezonin e ri me shumë ndryshime, duke nisur nga stoli dhe organika, kampionët do të zbresin ndryshe në fushë. Tifozët presin me ngulm të shohin skuadrën e tyre të rë dhe filozofinë trajnerit Milinkoviç. Sezoni i ri nis me fillimin e muajt të ardhshëm, megjithatë Kukësi do të zhvillojë disa miqësore gjatë kësaj periudhe. Të hënën e ardhshme kampionët do të zbresin në fushën e lojës, pasi do të sfidojnë Lirinë e Prizrenit. Verilindorët do të masin forcat me një nga skuadrat që në Kosovë ka nisur një projekt afatgjatë, i cili ka nisur mirë. Milinkoviç do të sfidojë një debutues si Blendi Shkëmbi, i cili deri më tani ka triumfuar në të gjitha teste miqësore që ka zhvilluar. Një ndeshje interesante, për të dyja skuadrat që në horizont kanë dhe një bashkëpunim. Edhe pse fillimisht ishte projektuar që ky takim të zhvillohet në Kukës, me shumë gjasa kjo përballje do të luhet në Pezë Helmës. Ndeshja do të luhet nën dritën e monitorëve, pasi është përcaktuar që kjo sfidë të nisë në orën 18:00, gjithnjë nëse në ditët në vijim nuk do të kenë ndryshim të agjendës. Shkëmbi përballë Milinkoviç, një duel në distancë, por dhe një provë për të dyja skuadrat, pasi kuksianët duan të shohin veten se ku janë, ndërsa Liria për të hedhur një sinjal në Kosovë se do të jetë një kandidat serioz për titull. Një “vëllazërore” e gjitha për t’u shijuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.