Kampionët në Greqi nuk po i besojnë, mbrojtësi i Shqipërisë drejt Kazakistanit

Enea Mihaj është transferuar në ekipin e PAOK gjatë merkatos së verës. Pas një sezoni fantastik të kaluar me Panetolikosin, kjo lëvizje erdhi me shumë bujë dhe zhurmë. Por kampionët në Greqi nuk i kanë besuar dhe dhënë hapësira për të treguar vlerat që zotëron.

Teksa afron merkato e janarit, ka dalë edhe hipoteza e parë për Mihajn. Sipas asaj që mësohet, të paktën deri tani, pista e Kazakistanit ka shumë gjasa që të ndodhë për këtë mbrojtës. Megjithëse nuk bëhet ende saktësisht i ditur emri i ekipit, do të jetë një formulë huazimi ndërsa kartoni do të vazhdojë të mbahet nga PAOK. /Sport Ekspres/