Kampionët në ankth për Shametin, ja pse fusha në Kukës është skandaloze

Ylli Shameti mbeti në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes me Laçin. Gjirokastriti u dëmtua gjatë pjesës së parë, duke u detyruar që pjesën e dytë ta ndiqte nga stoli. Zëvendëskapiteni i Kukësit ka shqetësuar mjaftueshëm kampionët që tashmë presin me ankth përgjigjen e rezonancës magnetike. Ditën e djeshme lojtari ka kryer analizat mjekësore dhe sot priten përgjigjet, për të parë shkallën e dëmtimit e përcaktuar më pas periudhën e riaftësimit. Paraprakisht mësohet se nuk bëhet fjalë për një dëmtim në ligament, megjithatë Shameti rrezikon që të mungojë në ndeshjen me Skënderbeun. Gjirokastriti konsiderohet si një nga shtyllat e ekipit dhe nëse do të mungonte qoftë dhe për ndeshjen me korçarët do të ishte një problem më shumë, edhe pse Hoxha ka dhënë garanci në prapavijë dhe shihet si një alternativë me mjaft potencial.

Dëmtimi i Shametit lidhet direkt me fushën në gjendje skandaloze në Kukës, tashmë tërësisht e amortizuar, ndaj pas Shametit, të tjerë mund të kenë fatin e keq të dëmtohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *