Kampionët, me skemën 4-4-2 në stadiumin verior!

0

Me mungesat e Berishës dhe të Prognit ndryshon edhe formacioni i Skënderbeut në ndeshjen e sotme në Kukës, që është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për ndryshime në mesfushë, por edhe në sulm, ndërkohë që skema taktike e trajnerit Josa është 4-4-2. Porta është e sigurt me Shehin, por edhe mbrojtja mbetet e palëvizshme, pasi Vangjeli do të jetë në të djathtë, Radas dhe Arapi në qendër, si dhe Abazi në të majtë. Ndryshimet e mëdha vijnë në mesfushë, teksa në krahun e djathtë do të jetë në fushë nga fillimi kosovari Liridon Latifi. Kjo do të thotë se Nimaga dhe kapiteni Bledi Shkëmbi të jenë në qendër të mesfushës, ndërsa në krahun e majtë do të spostohet Lilaj. Në sulm, përkrah brazilianit Dhiego Martins, i cili ka luajtur i vetëm në javët e fundit, sot do të jetë maqedonasi Aco Stojkov, që duket se ka arritur formën optimale. Pak a shumë ky do të jetë formacioni i sotëm i Skënderbeut.

 

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

            Shehi

Vangjeli  Radas   Arapi   Abazi

 

Latifi    Nimaga  Shkëmbi Lilaj

 

Martins     Stojkov                      

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image