Kampionët hapin merkaton, firmos ish-lojtari i Skënderbeut

Feronikeli, klubi kampion i IPKO Superligës së Kosovës po kompleton ekipin për t’u bërë gati për ndeshjet e turit paraeliminator të Champions League. Përforcimi i parë i skuadrës nga Drenasi është mesfushori Argjend Malaj.

Futbollisti 24-vjeçar rikthehet në një skuadër të kampionatit të Kosovës, pesë vite pas largimit nga Prishtina. Gjatë qëndrimit të tij të gjatë në Kategorinë Superiore, Malaj luajti për Tiranën, Skënderbeun dhe së fundmi Skënderbeun.

Më datë 25 qershor, Fernonikeli do të ndeshet ndaj kampionëve të Gjibraltarit Linkoln Red Imps në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *