Kampionët e Zvicrës i besojnë, sulmuesi kuqezi me kontratë të re

Shqiptarët që luajnë në Zvicër janë të shumtë, me emra si Xhaka, Kryeziu, Kololli dhe Seferi, lojtarë që po bëjnë sezone shumë të mira. Pikërisht sulmuesi Seferi, ka qenë një nga futbollistët më të mirë këtë edicion futbollistik, duke shkëlqyer me ekipin e Uinterthur.

Kartoni i 22-vjeçarit i përket kampionëve të Zvicrës, Jang Bojs, skuadër e cila e ka huazuar në dy sezonet e fundit. Paraqitjet shumë të mira që Seferi ka bërë me ekipin e Uinterthurit, kanë bindur ekipin e Jang Bojs dhe drejtuesit e klubit, të cilët i kanë rinovuar kontratën sulmuesit kuqezi.

Rinovimin e konfirmoi dhe ish-sulmuesi i Shpresave në rrjetet e tij sociale, duke shkruar: “Marrëveshje e re me klubin e Jang Bojs deri në qershor të 2020-ës, me mundësi rinovimi për tri vitet e ardhshme”. Duket qartë se skuadra kampione e Zvicrës ka besim te aftësitë e 22-vjeçarit, të cilin shumë shpejt mund ta shohim dhe me ekipin A.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *