Kampionët bëjnë gjithçka si duhet, Teuta e pafuqishme

0

Pas ndeshjes së vajtjes trajneri Gugash Magani premtoi betejë në kthim, në Durrës, me synimin për të përmbysur humbjen e pafat pësuar në Korçë. Megjithatë, në Durrës Teuta e pati më të vështirë, sepse dihet që kjo skuadër është mësuar të luajë në kundërsulm dhe këtë avantazh nuk e pati sot.

Skënderbeu bëri gjithçka si duhej, duke luajtur një ndeshje perfekte dhe duke e mbajtur sfidën me ritëm shumë të ulët, ashtu si dëshironte.

Me një mbrojtje të pakalueshme, kampionët pritën qetësisht hapësirën për të goditur dhe në fillim të pjesës së dytë Liridon Latifi, pasuar nga Gavazaj, vulosi fitoren dhe kualifikimin.

Teuta u mundua shumë, humbi disa raste shumë të mira në fundin e takimit, por ishte e qartë që finalja ishte e Skënderbeut, që kërkon më në fund të thyejë tersin në kupë.

Teuta – Skënderbeu        0-1

Goli: Latifi 51′

Teuta: Moçka, R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Beqaj (Ribaj 70′), Progni, Hila (Papa 57′), Dita, Musta, Çyrbja (Magani 62′), Bangal. Të gatshëm: Kastrati, Borshi, Shkalla, Sykaj

Trajner: Gugash Magani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Orelesi , Gavazaj (Nimaga 61′), Latifi, Xhejms (Karimi 88′), Salihi (Plaku 73′). Të gatshëm: Teqja, Gripshi, Ogunxhimi

Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Markoviç 22′, Dita 85’ / Vangjeli 50′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Rejdi Avdo, Olsi Sokoli

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here