Kampionë edhe jashtë fushe, Bajerni i Mynihut vjen me një gjest për t’u duartrokitur

0

Bajerni i Mynihut është një nga klubet legjendare në Gjermani, ku ka shkruar historinë me gërma të arta, ndërsa nuk i ka munguar as suksesi në arenën europiane. Një klub i madh dhe kampion në fushën e lojës, por mbetet i tillë edhe jashtë saj. Drejtuesit e Bajerni të Mynihut kanë ardhur me një vendim të rëndësishëm që merion duartrokitje, teksa kanë rënë dakort që të mbështesin financiarisht klubet e futbollit amator dhe profesionist në zonën e Bavarisë. Lajmin e përcjell vetë klubi nëpërmjet faqes së vetë zyrtare.

Kështu Regionalliga Bayern dhe Bavarian State Sports Association (BLSV) do të kenë mundësinë të përfitojnë nga gjigantët e Bundesligës. Për secilën ligë rajonale do të akordohen 20 mijë euro, ndërsa BLSV do të marrë 100 mijë euro. Kjo ndihmë financiare vjen për të përballuar krizën që la pas pandemia Covid-19 dhe në këtë mënyrë Bajerni i Mynihut kërkon që t’i japë sërish frymë sportit, ndërsa synon që të rinjtë të merren sa më shumë me futboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.