Kampionati pranë, Tirana heq dorë nga një objektiv

Tirana është rikthyer në Superiore dhe synon të bëjë gjëra të mëdha sivjet. Ka shumë optimizëm në kampin bardheblu, madje ka nisur të pëshpëritet që tani për titullin kampion. Gjithsesi fusha e blertë do të jetë ajo që do të flasë.

Trajneri Ze Maria, pas miqësoreve me Apoloninë dhe Flamurtarin e Prishtinës, e ka shprehur dëshirën për t’i sjellë edhe një sulmues tjetër. Duke qenë se Majkëll Ngo vijon me fazën e rikuperimit, momentalisht tekniku brazilian mund të mbështetet vetëm te Sentamu.

Gjithsesi, duke parë që kampionati nis pas pak më shumë se dy javësh, të gjithë në kampin bardheblu janë të mendimit që nuk mund të rrezikohet në këto momente, ndaj do tentohet një lojtar goli në janar. Por nuk është e thënë që deri në fund të mos afrohet ndonjë lojtar tjetër. Për momentin ekipi bardheblu duket i plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *