Kampionati i moshave, U17, Java 22-te, ndeshjet, komentet, renditja

0

 

Internacionali mposht

me meritë Vllazninë

Internacional T – Vllaznia 2-0

Shënues: Selenica 40’, J. Çela 46’

Internacional T: Kodra, Hekuri (Bardhi 48’), Vogli, Osmani (Tafa 56’), Basha (Lala 59’), Curri, Blakçori (Xhaferri 72’), Peti, M. Çela (Kazhani 72’), Selenica, J. Çela

Trajner: L. Sengla

Vllaznia: Kartula, Mehja, Rahova, Tahiraga (Deda 49’), Dani, Parubi, Hasa, Smajli, Rexhepi, Boriçi (Zaja 73’), Hysenaj (Buriçi 61’) Trajner: N. Zhejani

Gjyqtarë: A. Meçani, A. Memlikaj, E. Beqiri (Tiranë)

Ky sezon për Internacionalin U17 mund të quhet i suksesshëm duke qenë se skuadra e drejtuar nga trajneri Sengla ndodhet në vendin e 4-t në renditje, ndërsa edhe dje ka treguar se e meriton këtë pozicion. Kjo pas fitores 2-0 kundër Vllaznisë së vendit të 3-të. Selenica në minutën e 40-të dhe Çela në minutën e 46-të ishin autorët e golave për Internacionalin që merr kështu tri pikë me meritë, ndaj një Vllaznie apatike dhe e pafuqishme për të reaguar. Eraldo HARLICAJ

 

Dinamo ndal Skënderbeun

Dinamo-Skënderbeu 0-0

Dinamo: Koromane, Liçaj, Çipuri, Masha, Lami, Bilbili, Qoshku, Osmanaj, Paci, Koçani, Zeqiri

Trajner: Xh. Lloshi (U aktivizuan Kodra, Mhilli, Rama, Xhuveli, Çina)

Skënderbeu: Braçi, Ndoci, Tako, Koçibeli, Lisi, Pejo, Ferhati, Liço, Kaposhi, Pëllumbi, Bregasi

Trajner: G. Liçi (U aktivizuan Cenolli, Dede, Vangjeli)

Gjyqtarë: F. Lata, A. Vila, D. Sinani (Durrës)

Skënderbeu nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Dinamos, në takimin e zhvilluar të shtunën në kryeqytet. Sfida ka qenë e “luftuar” nga të dyja skuadrat që kanë kërkuar me ngulm golin, por pa rezultat. Për t’u veçuar ishte paraqitje e kapitenit të Dinamos, Koçanit, i cili ishte një rrezik konstant për mbrojtjen e Skënderbeut. Rastin më të mirë për shënim e patën korçarët në fund, por traversa iu mohoi golin bardhekuqve. Andi TANKU

Brians surprizon Partizanin

Partizani-Brians 0-1

Shënues: Veseli 40’

Partizani: Aliko, Noka, Biti, Xhika, Trimi, Ismaili, Spahiu, Përzhilla, Duka, Gjyla, Mema (U aktivizuan Krasniqi, Vogli, Bajo, Xhafa, Bejzade)

Trajner: N. Çoçlli

Brians: Basha, Veseli, Kruja, Përdedaj, Marku, Dobra, Mata, Marku, Tokrri, Rica, Gjinaj  (U aktivizuan Haxhia, Bruka, Herçeku)

Trajner: H. Ndreka

Gjyqtarë: D. Zyba, T. Sokoli, E. Saphiu

Partizani bën një hap fals në shtëpi duke u mposhtur 0-1 nga Briansi. Veseli ishte autori i golit për miqtë, një gol që u shënua në minutën e 40-të dhe që vendosi fatin e ndeshjes. Në pjesën e dytë, Partizani u mundua të shmangte humbjen, por pa sukses, pasi aksionet sulmuese të të kuqve u thyen njëri pas tjetrin nga ana e lojtarëve miq. Me këtë fitore, Brians hedh një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.

Andi TANKU

 

Flamurtari bën “tris” në Pogradec

Pogradeci –Flamurtari 0-3

Shënues: Mataj 25’, Aruni 35’, Musaraj 40’

Pogradeci: Basha, Hykollari, Biba, Bego, M. Maxhari, Gjona, Hyka, Velio, Demaj, Yzellari, E. Maxhari

Trajner: J. Gjata

Flamurtari: Qirko, Hysaj, Mataj, Qari, Bajramaj, Ceraj, Zaho, Aliaj, Aruni, Malaj, Leka (U aktivizua Musaraj)

Trajner: D. Resuli

Gjyqtarë: E. Bylykbashi, U. Kora, R. Muzhaqi(Elbasan)

Flamurtari kalon me sukses transfertën e Pogradecit. Vlonjatët fitojnë 3-0, pa shumë lodhje kundër liqenorëve duke ruajtur me fanatizëm vendin e 2-të në renditje. Mataj shënoi i pari për Flamurtarin në minutën e 25-të, ndërsa Aruni dyfishoi 10 minuta më pas. Momentin e keq të vendasve, Flamurtari e shfrytëzon duke realizuar edhe golin e tretë me anë të Musarajt në minutën e 40-të, duke vulosur kështu një sukses të rëndësishëm në rrugën drejt “play-off-it”.

Leonard TREBICKA

 

Shkëndija D. fiton

pastër ndaj Elbasanit

ELBASANI – SHKËNDIJA DURRËS 0 – 2

Shënues: M. Hoxha 16’, 60’

ELBASANI: Dosti, A. Muça, Bogdani, Selimaj, Doska, Xh. Bajrami, F. Muça, Hanoli, S. Bajrami, Sadiku, Xhija

Trajner: S. Dalipi

SHKËNDIJA DURRËS: Laroshi, Kastrati, M. Hoxha, Gecaj, Karepi, D. Hoxha, Hoti, Xholi, Dardha, Disha, Reci

Trajner: A. Kërçova

GJYQTARË: E. Hasanaj, Xh. Agolli, Sh. Shehu (Fier)

 

Elbasani është mundur në shtëpi nga Shkëndija e Durrësit 0-2, në një ndeshje që u vendos nga dopieta e M. Hoxhës në minutat 16′ dhe 60′. Miqtë nga Durrësi kanë qenë më lartë në lojën e tyre dhe e kanë merituar këtë trepikësh, edhe pse skuadra e Elbasanit pati rastet e veta për të shënuar. Gjithsesi, kjo humbje e vendasve nuk kompromenton pozitat në klasifikim, për më tepër që nuk kanë asnjë objektiv.

Fatmir POPJA

 

Akademia e Futbollit

i shkëputet nga fundi

Akademia F – Olimpiku 3-2

Shënues: Hajdëraj 21’, Daxha 28’, Rada 39’ / Koçi 10’, Spahiu 63’

Akademia F: Mara, Haxhillari, Brahilika (Laho 56’), Ballgjini (Hoxha 54’), Agalliu, Llukaj (Jahelezi 75’), Daxha, Koleci, Kullaj (Daja 62’), Rada, Hajderaj

Trajner: D. Lila

Olimpiku: Zgani, Nela, Hyka (Gapi 71’), Hasrama (Ruço 67’), Kodra (Zmaçi 63’), Bicerri, Spahiu, Gasa (Zebi 57’), Koçi, Picari, Tozaj (Lita 54’)

Trajner: E. Ruço

Gjyqtarë: A. Stolaj, F. Shkëmbi, D. Shkëmbi (Tiranë)

Akademia e Futbollit ka marrë dje një sukses të rëndësishëm duke fituar 3-2 ndaj Olimpikut, një rivali direkt në luftën për mbijetesë. Hajdëraj, Daxha dhe Rada shënuan për Akademinë duke i bërë të pavlefshëm realizimet e Koçit dhe Spahiut për Olimpikun. Një trepikësh ky që e dërgon Akademinë në kuotën e 21 pikëve, ndërsa zbeh shpresat e Olimpikut për mbijetesë. Markoled PASHUKU

 

 

 

U-17 SUPERIORE / JAVA 22

GRUPI A

Partizani-Brians                0-1

Internacional T.-Vllaznia  2-0

Laçi-Shkëndija T.          0-1

Akademia F.-Olimpiku       3-2

Porto-Tirana               4-6 

 

Skuadra         N    F    B    H    Gsh/Gp     P

Shkëndija T.    22   19   1    2    74-14      58

Tirana          22   19   0    3    70-25      57

Vllaznia        22   11   5    6    37-18      38

Internacional T.     22   10   2    10   39-40      32

Partizani       22   6    10   6    38-31      28

Laçi            22   6    6    10   28-53      24

Porto           22   7    3    12   42-57      24

Akademia F.     22   6    3    13   28-55      21

Brians          22   6    3    13   31-47      21

Olimpiku        22   3    1    18   18-68      10

 

 

 

 

 

 

 

 

 

GRUPI B

Besa-AF Dinamo       1-0

Dinamo-Skënderbeu    0-0

Pogradeci-Flamurtari 0-3

Elbasani-Shkëndija D. 0-2

Teuta-Apolonia       3-1

 

Skuadra         N    F    B    H    Gsh/Gp     P

Skënderbeu      22   17   5    0    57-12      56

Flamurtari      22   15   2    5    39-12      47

Shkëndija D.    22   13   4    5    41-23      43

Teuta           22   13   3    6    48-27      42

Elbasani        22   8    7    7    24-25      31

Pogradeci       22   7    1    14   28-50      22

Dinamo          22   5    7    10   20-29      22

AF Dinamo       22   6    3    13   23-38      21

Besa            22   6    1    15   25-42      19

Apolonia        22   2    3    17   16-59      9

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image