Kampionati i Moshave, U-19, ndeshjet, rezultatet, renditja pas Javes 25

0

 

 

 

 

U-19 SUPERLIGA/ JAVA 25

Vlora – Olimpiku                4-2

Laçi – Flamurtari          0-1

Elbasani – Shkëndija D.    1-1

Partizani –Tirana          3-0

Vllaznia – Skënderbeu      3-1

Teuta – Dinamo             1-1

Vllaznimi – Shkëndija T.   3-2

Të mërkurën

Besa – Pogradeci

 

 

U19 RENDITJA

Skuadrat        N    F    B    H    GSH/P      P

Vllaznia        25   19   4    2    59   18   61

Shkëndija T     25   20   0    5    52   20   60

Partizani       25   18   3    4    66   17   57

Flamurtari      25   13   5    7    31   26   44

Teuta           25   11   6    8    41   39   39

Olimpiku        25   10   2    13   41   48   32

Pogradeci       24   8    6    10   27   33   30

Skënderbeu      25   8    6    11   24   36   30

Elbasani        25   6    11   8    28   27   29

Shkëndija D.    25   7    8    10   37   39   29

Laçi            24   7    6    11   27   40   27

Vlora           25   8    2    15   26   37   26

Tirana          25   6    7    12   26   37   25

Dinamo          24   7    4    13   22   40   25

Besa            24   7    1    16   27   43   22

Vllaznimi       25   6    3    16   18   52   21

 

Jaupaj e Bardhi bëjnë

me krahë Partizanin

Partizani – Tirana  3-0

Shënues: Jaupaj 29`, 49`, Bardhi 66`

Partizani: Xhafaj, Arbana, Lila, Mersini, Qilimi, Hoxha (Balili 84`), Bardhi (Gjuzi 78`), Lleshi, Likaj (Vllacaj 66`), Jaupaj (Dadaj 75`), Hasa (Sulaj 78`) Trajner: G. Tomori

Tirana: Shehri, Nuriu, Muçollari (Prendi 49`), Myrta, Doka (Horanlli 88`), Deliaj, Jazaj (Koldashi 46`), Domgjonaj (Domi 46`), Berisha (Mumajesi 66`), Halili, Peçi Trajner: S. Malko

Gjyqtarë: K. Barjamaj, D. Tomori, G. Aliko

Kartonë të verdhë: Jaupaj, Lila / Jazaj, Shehri

 

Partizani fiton derbin e dytë në këtë sezon kundër Tiranës, këtë herë me shifrat 3-0. Një tjetër sukses me shifra të thella për të kuqtë, ku protagonistë ka qenë edhe një herë tjetër sulmuesi kryesor i ekipit, Ardit Jaupaj që realizoi dy gola, ndërsa goli i tretë u realizua nga Bardhi.  Sfida zhbllokohet që në minutën e 29-të kur Jaupaj kaloi në avantazh Partizanin, ndërsa pjesa e parë mbyllet me një shtyllë të goditur nga Qilimi. Në të dytën, Tirana duket e dorëzuar, ndërsa të kuqtë përfitojnë duke shënuar dhe sërish me anë të Jaupajt, që në minutën e 49-të siguron suksesin e të tijve. Ai që do të vuloste suksesin e Partizanit në derbin kundër bardhebluve do të ishte Bardhi, i cili realizoi një gol mjaft të bukur. ANDI TANKU

 

 

Vllaznia fiton

dhe merr kreun 

Vllaznia – Skënderbeu 3-1

Shënues: Beci 28,’ 55’, Hasani 67’/ Menko 81’

Vllaznia: Vjerdha, Rustemaj, Beci, Nikaj, Frangaj, Zogaj, Ukaj, Shkëmbi, Vecaj, Aburrahmani, Hasani (U aktivizuan  Mehmetaj, M. Kola, Balaj, N. Kolaj, Lushaj) Trajner: A. Neziri

Skënderbeu: Dramolli, Beçkaj, Kaçaj, Tona, Zhuli, Kote, Sulollari, Menko, Liçi,Zyberi, Gjançi  (U aktivizuan Qerrollaj, Fejzolli, Stermolli, Osmani)

Trajner. K. Larti

 

Vllaznia nuk zhgënjen në Shkodër dhe arrin një sukses të merituar ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-1. Dy golat e Becit dhe Hasanit i dhanë tri pikët kuqebluve, ndërsa për korçarët shkurtoi diferencën Menko, por vetëm kaq, pasi nuk mundën të shmangnin disfatën. Falë kësaj fitoreje, Vllaznia, duke përfituar edhe nga humbja e Shkëndijës së Tiranës ndaj Vllaznimit merr kryesimin e Superligës për 19-vjeçarët. Gaspër MARKU

 

Hap fals i Shkëndijës T.

Vllaznimi- Shkëndija T.  3-2

Shënues: Limoni 16’, Dallnezi 42’, Banka 60’(11-m)/ Ivani 30’, Idrizi 75’

Vllaznimi: Hila, Dallnezi, Troshani, G. Kraja, Bulshani, Kakini, Smakaj, Puka, Limoni, Banka, Gogla (U aktivizuan  Mema, Malësia,S. Kraja, Dibra, Hyseni) Trajner: A. Xhahysa

Shkëndija T: Merdani, Biduli (Kalaja 70`), V. Mema, Kaçubaj (Dollani 52`),Kadriu (Mekolli 60`- Lokaj 87`), Teqja, Lila, Mema, Sulmata, Ivani, Drizi Trajner: L. Pinari

Gjyqtarë: H. Lisaku, A. Vila, F. Behari

 

Shkëndija ndalet në Shkodër, jo nga skuadra me të cilën konkurron për titullin kampion, por nga Vllaznimi që fitoi dje me rezultatin 3-2. Me këtë disfatë, Shkëndija e Tiranës humbi edhe vendin e parë në renditje, duke ia lëshuar atë Vllaznisë, e cila gjendet një pikë më shumë se ekipi i Shkollës së Mjeshtërisë. Gaspër MARKU

 

Vlora “shpërthen”

ndaj Olimpikut

Vlora-Olimpik  4-2

Shënues: Veizi 19’, Kaçani 34’, Plaka 38’, Mata 42’(11-m)/ Myftaraj 45’, Memetaj 88’

Vlora: Kadeljo, Mataj, Myslimi, Tushi, Theodhoriu, Kaçani, Mata, Plaka, Zelo, Lazaj, Veizi Trajner: Sh. Idrizi

Olimpiku: Dema, Metaj, Memetaj, Myftaraj, Doka, Peza, Meçka, Struga, Aliaj, Delneri, Curri Trajner: E. Luka

Gjyqtarë: H. Rakipi, S. Hajno, E. Lamçe

 

Humbja e një jave më parë në kryeqytet kundër Dinamos është hedhur në kohë pas krahëve nga ana e ekipit të Vlorës. Kuqezinjtë triumfuan në takimin e djeshëm ndaj Olimpikut me rezultatin 4-2. Të zotët e shtëpisë falë golave të Veizit, Kaçanit, Plakës dhe Matës bënë të pavlefshëm realizimet e Myftarajt dhe Memetajt, ndërsa me këtë sukses, Vlora hedh një hap të sigurt drejt mbijetesës. Kujtojmë se në javën e 26-të të Superligës, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë që vjen, Vlora do të luajë derbin kundër Flamurtarit. E. NIKA

 

 

Ka ‘paqe” në Elbasan

Elbasani-Shkëndija D. 1-1

Shënues: Mukja 79’/ Pepkolaj 38′

Elbasani: Kalemani, Jano, Cani, Shehi, Beqiri, Suvaria, Mukja, Hida, Gorica, Kasa, Shabani  Trajner: A. Kila

Shkëndija D.: Batusha, Konduri, Xhakolli, Behari, Përgjoni, Frroku, Uka, Kutrolli, Pepkolaj, Xhakoni, Shytermeja Trajner: A. Domi

Gjyqtarë: A.Mema, G.Kamolli, B.Balliu

 

Nuk ka pasur fitues sfida e 19-vjeçarëve të Elbasanit ndaj atyre të Shkëndijës së Durrësit, e cila ka përfunduar në barazim 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Pepkolajt në minutën e 38-të. Mirëpo në të dytën është Mukja për vendasit ai që barazon shifrat. Edhe pse gjatë gjithë lojës pati përpjekje nga të dyja krahët për të shënuar sërish, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Mariglen MIRAKA

 

 

Kategoria e parë

Shkëndija B. T– Brians 1-2

Shënues: Goleci 21` / Ndoka 61`, Miloti 74`

Shkëndija B.T: Mehidri, Gjergji, Muslli, Shtinja, Upe, Biçaku, Gjeçi, Goleci (Bali 75`), Noka (Haruni 81`), Lika (Tota 78`), Koka (Velija 86`) Trajner: K. Sterjo

Brians: Geci (Pati 85`), Fetaj, Gjoni, Bushi, D. Merdhoqi, Gjinaj (Ujka 50`), Smaçi, Toplana (Elmazi 73`), Gjoni (Miloti 61`), P. Merdhoqi (Gjinaj 42`), Ndoka Trajner: Gj. Filipi

Gjyqtarë: A. Stolaj, L. Cani, D. Shkëmbi

Kartonë të verdhë: Lika/ Geci

Kartonë të kuq:  Mici

 

Shkëndija B. e Tiranës dhe Brians kanë zhvilluar të shtunën takimin e radhës, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Ndoka dhe Miloti, falë realizimeve të tyre i dhanë fitoren Briansit, duke përmbysur golin e shënuar nga Shkëndija me anë të Golecit. Në fund të takimit ka pasur pak nota tensioni, ndërsa Drejtori Teknik i Briansit, Hendri Ndreka është ndëshkuar me karton të kuq për ofendim ndaj gjyqtarit kryesor. Florian BEHLULA

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here