Kampionati i Moshave, U-17, ndeshjet, rezultatet, renditja pas Javes 25

0

 

U-17 SUPERLIGA/ JAVA 25

Lushnja – Olimpiku              3-0

Laçi – Flamurtari               1-0 

Elbasani – Shkëndija D.         4-2       

Partizani –Tirana               2-2

Vllaznia –Skënderbeu       (nuk u zhvillua)    

Teuta –Dinamo                   1-0

Brian’s – Shkëndija T.          1-0

 

Të mërkurën

Besa –Pogradeci

 

 

U17 RENDITJA

Skuadrat        N    F    B    H    GSH/P      P

Teuta           25   19   2    4    43   15   59

Shkëndija T.    25   17   4    4    61   17   55

Flamurtari      25   15   4    6    50   14   49

Vllaznia        24   15   2    7    36   18   47

Tirana          25   15   2    8    45   33   47

Brians          25   13   4    8    28   21   43

Pogradeci       24   10   4    10   41   37   34

Partizani       25   10   4    11   36   32   34

Shkëndija D.    25   9    6    10   28   27   33

Laçi            24   9    3    12   27   50   30

Skënderbeu      24   7    5    12   28   45   26

Olimpiku        25   8    1    16   26   49   25

Lushnja         25   7    4    14   19   34   25

Elbasani        25   7    1    17   32   54   22

Besa            24   5    4    15   12   39   19

Dinamo          24   4    4    16   19   46   16

 

Brians shtang Shkëndijën

BRIANS-SHKËNDIA  T. 1-0

Shënues: Elmazi 28’

BRIANS: Pati, Fetaj, Gjoni, Veseli, Pjetri, Tokrri, Ujka, Smaçi, Bushi, Elmazi, Rica (U aktivizua Gjini)  Trajner: Gj. Filipi

SHKËNDIJA T: Salihi, Paraj, Lamaj, Luga, Mustafaj, Kita, Kratellari, Bushati, Xhixha, Haxhiu, Mala (U aktivizua Therçaj) Trajner: Sh. Kumbarçe

GJYQTARË: R. Zenelaj, I. Greca, M. Biti

KARTONË TË VERDHË : Bushi

 

Sfida mes Briansit dhe Shkëndijës së Tiranës ka qenë mjaft e fortë dhe spektakolare, ndërsa vendasit surprizuan njërin nga pretendentët për titull, duke fituar me rezultatin 1-0. Ishte Elmazi ai që falë realizimit të tij në minutën e 28-të i dha tri pikët Briansit, ndërsa Shkëndija bëri të pamundurën për të shmangur humbjen, por pa sukses. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit, ndërsa ekipi i Shkollës së Mjeshtërisë bën një hap pas në luftën për titullin kampion, pasi e sheh veten tashmë, 4 pikë larg Teutës së vendit të parë.  B. Gjikolaj

 

Përmbysje spektakolare e Elbasanit

Elbasani-Shkëndija D 4-2

Shënues: Dalipi 49′, Bullari 52′, 63′, 70’/ Karepi 35′, Çobaj 40′

Elbasani: Moli, Selimaj, Çaçi, Dishani, Balliu, Bullari, Meta, Bebi, S. Bajrami, Dalipi, Peqini Trajner: S. Dalipi  (U aktivizuan Doska, Xh. Bajrami, Toska, Hanoli)

Shkëndija D.: Gjuzi, Hajdari, Kastrati, Daçi, Reçi, Gjyli, Hoxha, Della, Dardha, Karepi, Jaupaj Trajner: A. Çako  (U aktivizuan Çobaj, Harizaj, Hoxha)

Gjyqtarë: G. Kamolli, A. Mema, B. Balliu

 

Elbasani ka mposhtur dje në shtëpi, me rezultatin 4-2 Shkëndijën e Durrësit, ku protagonist absolut ishte Bullari për verdheblutë që shënoi tre gola, ndërsa realizimi tjetër mban firmën e Dalipit. Dy golat e miqve u shënuan nga Karepi dhe Çobaj në pjesën e parë, por verdheblutë ishin të papërmbajtshëm në të dytën dhe shënuan plot 4 herë në portën kundërshtare, duke sigluar kështu një fitore mjaft të rëndësishme për luftën e mbijetesës në Superligë.  Mariglen Miraka

 

 

Lushnja-Olimpiku     3-0

Shënues: Dervishi 17’, Qose 19’, Zdrava 35’

Lushnja: Kaloshi, J. Dervishi, Korreshi, Domi, Zaimi, Basha, Vrapi, Zdrava, Cemeri, Qose, Zhyga Trajner: A. Hysko (U aktivizuan Sula, S. Dervishi, Gjyshja, Ademi, Tesho)

Olimpiku: Selami, Kacorri, Gazheli, Skenderaj, Haxhi, Hasrama, Koçi, Sefa, Shacaj, Tigani, Alillari Trajner: A. Bozhani (U aktivizuan Spahiu, Hoxha, Esmeri, Kabashi)

Gjyqtarë: D. Zyba, T. Sokoli, E. Spahiu

Kartonë të verdhë: S. Dervishi, Basha, Korreshi/Skenderaj, Kabashi

 

Skuadra e 17vjecarëve lushnjarë ka arritur të marrë një fitore mjaft të vlefshme në shtëpi kundër skuadrës së Olimpikut. Tre golat për verdhjeshilët  e trajnerit Arben Hysko, që nuk e kanë diskutuar për asnjë moment këtë triumf janë shënuar nga Dervishi, Qose dhe Zdrava. Futbollisti më i spikatur i këtij takimi ka qenë lushnjari Zdrava i cili ka shënuar edhe golin e  tretë për ekipin e tij. A. Likja

 

Derbi nuk ka fitues

Partizani – Tirana  2-2

Shënues: Bajrami 60`, Hima 73` / Vrapi 70`, Çeliku 90+2`

Partizani: Ziri, Ngjela, Lama (Lala 63`), Shehu (Çarli 41`), Alushi (Qori 26`), Demiraj, Bajrami, Sela, Hima, Duka (Lajthia 41`), Vatnikaj (Çekaj 63`) Trajner: N. Çoçlli

Tirana: Selgjekaj, Dollani, Isai, Zhivanaj, Joti, Nuriu, Spahiu, Vrapi, Kalemaj, Kurti (Punavia 49` – Taku 76`), Çeliku

Trajner: A. Mema

Gjyqtarë: L. Haxhiu, K. Rrudho, A. Meçani

Kartonë të verdhë: Sheu, Demiraj / Vrapi, Joti

 

Nuk ka fitues në derbin e paratërinjve midis Partizanit dhe Tiranës. Sfida përfundoi 2-2, ndërsa të katërt golat u shënuan në pjesën e dytë. Partizani kaloi në avantazh në minutën e 60-të me anë të Bajramit, ndërsa Tirana barazoi 10 minuta më pas falë golit të Vrapit. Por Hima pas 3 minutash kalon sërish në avantazh të kuqtë, duke dhënë përshtypjen se derbi do t’i takonte Partizanit. Por nuk mendon kështu Çeliku që në minutën e 2-të shtesë pas kohës së rregullt vendos “paqen” falë golit të shënuar prej tij, duke bërë që takimi të mbyllej në barazim 2-2. Andi TANKU

Kategoria e Parë

 

Në Gjirokastër plas sherri në fushë

LUFTËTARI – TOMORI   1-2

Shënues: Ksera 49‘/ Halili 60‘(11-m), Brami 71’

Luftëtari: Qyrhani, Hala, Mersini, Bajo, Mëhilli (Lazaj 70’) Këndella, Skënduli (Ahmetaj 46’) Çela , Puci , Ksera , Mahmutaj Trajner: A. Çulli

Tomori: Lajthia , Çuko, Kule, Lalaj, Durmishi, Hajdini, Ruci, Brami, Xherimea, Lamaj, Halilaj Trajner:S. Dule

Kartonë të verdhë: Puci 36’, 50’, Ksera 64’

Karton i kuq: Puci 50‘

Gjyqtarë: Q. Ruci, Dh. Zalo, E. Koshi

 

Përfundoi me dhunë midis palëve dhe sidomos ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, takimi Luftëtari –Tomori për 17-vjeçarë, zhvilluar dje në qytetin e Gjirokastrës. Pre e dhunës u bënë gjyqtarët nga Saranda që sipas pretendimeve të vendasve favorizuan hapur ekipin beratas. Fakti që Tomorit i duhej patjetër fitorja për të ruajtur vendin e parë, solli dyshime jo vetëm te futbollistët e rinj, por edhe në tifozërinë vendase. Përballja përfundoi 1-2 në favor të Tomorit që falë golave të Halilit dhe Bramit bën të pavlefshëm realizimin e Kserës. Fundi i takimit u shoqëruar nga sherr masiv mes futbollistëve të të dyja kampeve, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë që të vendosej rregulli dhe qetësia në fushë. Pasojë e kësaj ishin pretendimet e gjirokastriteve për njëanshmëri të gjyqtarit Ruci, i cili sipas stafit teknik të Luftëtarit akordoi një 11-metërsh të paqenë në favor të Tomorit, ndërsa lejoi golin e dytë në pozicion të parregullt.

  1. Beqiri

 

Fiton Porto, vendos Hila

BËSËLIDHJA-PORTO 0-1

Shënues: Hila 40’

BESËLIDHJA: Ibraj, Kaceli, A. Kovaçi, Hoxha, G. Gega, A. Gega, Dushaj, N. Kovaçi, Shtjefni, Syku, Zeka (U aktivizuan E. Kovaçi, Kaçaçi, Deda) Trajner: P. Paloci

PORTO: Kokaj, Toma, Doda, Shquti, Pllumbi, Zhejani, Gjikola, Dedgjonaj, Simoni, Gruda, Hila (U aktivizuan Therçaj, Ceka, Marku, mandreca, Pali) Trajner: H. Hoxha.

GJYQTARË: R. Zeneli, I. Greca, M. Biti

KARTONË TË VERDHË: Shtjefni 45’, Zeka 75’

  1. GJIKOLAJ

 

Derbi mes Besëlidhjes dhe Portos fitohet nga kjo e fundit me rezultatin e ngushtë 1-0. Hila ishte ai që vendosi fatin e takimit duke i dhënë të tijve mundësinë për të ruajtur një rezultat të favorshëm dhe në fund t’i gëzoheshin tri pikëve. Takimi është karakterizuar nga një lojë e fortë dhe “fair-play”. B. GJIKOLAJ

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here