Kampionati grek rinis në fundjavë, pa polici!

0

Kampionati grek do të rinisë këtë fundjavë, pas pezullimit më 12 mars, për trazirat në ndeshjen PAOK-AEK. Ishte ndeshja e dytë plot probleme luajtur në Selanik këtë vit. Kundër Olimpiakosit u godit trajneri mik Oskar Garsia dhe PAOK e humbi ndeshjen në tavolinë. Kundër AEK-ut një gol i anuluar e më pas i konsideruar i rregullt krijoi kaos total dhe futja e presidentit vendas Savidis në fushë krijoi tension, mbi të gjitha se bosi ruso-grek kishte një armë në brez. Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me PAOK-AEK, që u ndal në minutën e 89-të dhe në dhomat e zhveshjes arbitri shkruajti në raport se ndeshja u ndal më rezultatin 1-0 për PAOK-un.

Pas ditësh të tëra konsultimesh e debatesh, është gjetur marrëveshja që Superliga greke të rinisë në fundjavë. Klubet greke kanë rënë dakord që çdo klub që do ketë këtë probleme me tifozët në 4 ndeshje në një sezon, mund të rrëzohet nga kategoria. Përveç kësaj, lajmi i bujshëm është se tani e tutje vetë klubet do të mbajnë përgjegjësi për sigurinë brenda stadiumit, jo policia, që nuk do të ketë më asnjë rol dhe nuk do të futet mes tifozëve. Kjo ka qenë një nga pikat më të nxehta, sepse shpesh grupimet ultras janë ankuar se trazirat kanë ardhur nga ndërhyrjet e policisë në tribuna.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.