Kampionati botëror i peshëngritjes, sportistët kuqezi synojnë zonën e medaljeve

0

Kampionati botëror i peshëngritjes do të zhvillohet në Turkmenistan këtë vit dhe si gjithnjë do të ketë pjesëmarrës dhe nga Shqipëria, pretendimet në këtë sport janë të larta, pasi në të shkuarën peshëngritësit tanë kanë mundur që të ngjiten në podium, duke rrëmbyer medalje.

Ndryshe nga ccdo edicion më, parë këtë vit do të ketë vetëm sportistë meshkuj. Kampionati i cili do të zhvillohet në Turkmenistan ka nisur në datën 1 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 10 nëntor. Briken Calja do të kërkojë medalje në në peshën deri në 73 kg, ashtu si dhe Arbër Çerçizi. Të dy këta sportistë do të garojnë më 4 nëntor 2018. Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli do të garojnë në peshën deri në 81 kg, ndërsa në peshën 89 kg do të garojë Krenar Shoraj.

Sigurisht që priten rezultate të larta nga përfaqësuesit tanë, kjo për faktin se rezultate e arritura në këtë kampionat botëror, pasi do të merren parasysh për kualifikueset për në Lojërat Olimpike në 2020.

Skuadra shqiptare ka arritur në Turqi, diçka që është njoftuar dhe nga trajneri i ekipit kombëtar Sokol Bishanaku, i cili ka treguar se skuadra është akomoduar në nga Ashgabat  të Turmekistanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.