Kampionatet shqiptare ndryshojnë fytyrë

0

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon rinovimin e imazhit të saj dhe të kompeticioneve që ajo organizon.
Pas Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, Federata ka pajisur me “brand” të ri edhe ligat e tjera në vend.  Kategoria e Parë, e Dyta dhe e Treta ndryshojnë logo prej sezonit të ardhshëm.
Kategoria e Parë

katpare

Në logon e Kategorisë së Parë paraqitet një lidhje e fortë e elementeve kombëtare atyre të futbollit, njësoj si në logon e FSHF-se dhe atë të Superiores. Ajo përbëhet nga një mburojë me sfond të kuq dhe kontur të zi në respekt të ngjyrave tona kombëtare, në të cilën gjenden elmentët e një topi futbolli të stilizuar në lëvizje, për të dhenë nje imazh dinamik. Topi është i “dekoruar” me krahët e Shqiponjës në ngjyrë të zezë dhe më poshtë gjendet emertimi “Kategoria e Parë” dhe akronimi i FSHF-së.
Kategoria e Dytë

katedy

Në logon e Kategorisë së Dytë janë ruajtur elementet stilistikë të logove dhe brand-eve që i kanë paraprirë por e gjitha paraqitet në një menyrë më të rifreskuar dhe rinovuar në detaje dhe menyre përpunimi të elementeve. Kështu, mburoja paraqitet me këndet e rrumbullakosura dhe me linja më të buta, kombinimi i ngjyrave i hap rrugen një sfondi gjysëm të kuq dhe gjysëm të bardhë dhe vijëzimi bardhë e zi bëhet ku dominant ne gjysmen e poshtme të logos. Emërtimi “KATEGORIA E DYTË” (me gërma kapitale) është gjithashtu dominant në gjysmën e sipërme të logos ku mbi të gjejmë sërish akronimin e FSHF-së, të shoqëruar me dy yje.
Elementët kombëtare mbeten të pandryshuar edhe në logon e Kategorisë së Tretë, konturet e kuqe dhe ngjyra e zezë e topit rikthen kombinimin Kuq e Zi, në një sfond të bardhë, ndërsa janë përshtatur
Kategoria e Tretë

katetre

Në logon e Kategorisë së Tretë gjejmë më të qartë dhe më të plotë një lloj “lehtësimi” dhe rifreskimi të elementëve. Pavarësisht se janë ruajtur elementet stilistikë të logove dhe brand-eve që i kanë paraprirë, kombinimi është një rezultat mjaft i këndshëm dhe “autonom” megjithëse besnik në identitet.
Mburoja është më e ngjashme me mburojën e logos së FSHF-së, sfondi është i bardhë për ta bërë më të lirë vendosjen e elementeve të përfshirë. Konturi i mburojës është i kuq, ku topi paraqitet dominant në logo, me përpunimin bardhë e zi. Ngjyra e zezë e topit na rikthen sërish kombinimin Kuq e Zi.
Emërtimi “KATEGORIA E TRETË” (me gërma kapitale) është gjithashtu dominant në pjesën e poshtme të të logos, të vendosura në një “shirit” që i mbivendoset topit dhe mburojës. Poshte shiritit gjenden tre yje, element edhe ky simbolizues i Kategorisë së Tretë.
Në pjesën e sipërme të logos gjejmë akronimin e FSHF-së në gërma kapitale.
tre yje që simbolizojnë këtë turne. Prezantimi i logove të reja dhe imazhi i koordinuar në çdo detaj kanë krijuar një “Brand Umbrella”, nëpërmjet të cilës garantohet koherencë dhe ngjashmëri në të gjitha simbolet e futbollit shqiptar.
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image