Kampionat e kupë, Bajerni zbulon të ardhmen e stolit bavarez

Bajerni i Mynihut ishte në depresion pak muaj më parë, aq sa drejtuesit e lartë të klubit dolën para mediave për një konferencë për shtyp të zjarrtë, ku sulmuan ashpër gazetarët për kritikat e vazhdueshme dhe spekulimet mbi largimin e trajnerit Niko Kovac.

Ky i fundit ka qenë në diskutim deri para finales së Kupës së Gjermanisë, fituar bindshëm nga Bajerni, sepse asnjë nga drejtuesit e lartë nuk doli ta mbështeste publikisht, edhe pse ka kontratë deri në 2021.

Megjithatë, sot gjatë festimeve për kupën në sheshin Marienplatz presidenti i Bajernit Uli Honës vendosi “pikat mbi i”, duke folur për të ardhmen e Kovaç.

“Nuk ekziston fare si temë diskutimi nëse do jetë apo jo Kovaç në stol edhe sezonin e ardhshëm. Ai do të qëndrojë, 100%, diskutimi për ne ka qenë gjithnjë i mbyllur”.

Hënes ka dhënë një përgjigje edhe në lidhje me Karl-Hainc Rumenige, i cili kohët e fundit ka qenë kritik për trajnerin: “Jemi dakord në vendimet tona, natyrisht që po. Edhe ai është në një linjë me mua. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me deklaratat tona dhe koordinimin e tyre, sepse gjithnjë ka interpretime të ndryshme”.

Po Kovaç, a ka pasur probleme me lojtarë të caktuar? Hënes përgënjeshtron prerë: “Përralla! Një skuadër nuk luan futboll aq mirë, po të ketë probleme me trajnerin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *