Kampion edhe në “Instagram”/ Ronaldo udhëheq listën e më të paguarëve, fiton më shumë se te Juventusi

0

Imazhi ka marrë një rëndësi të madhe vitet e fundit dhe Ronaldo ka ditur ta shfrytëzojë më së miri. Ylli portugez e ka përdorur suksesin e tij të jashtëzakonshëm në botën e futbollit edhe jashtë fushës së blertë. Kështu në listën e nxjerrë për personat më të paguar nga “Instagrami”, sipas “Buzz Bingo”, Kristiano Ronaldo udhëheq dukshëm me 50.3 milionë dollarë të ardhura nga rrjeti social. Për një postim fiton plotë 1.17 milionë dollar, ndërsa në total paguhet më tepër nëpërmjet “Instagramit” se sa te Juventusi përgjatë një viti.

Nga pas e ndjek rivali i përhershëm në fushën e lojës, Lionel Mesi. Argjentinasi paguhet 30.4 milionë dollar, dukshëm më pak se ylli i bardhezinjve. Ndërkohë ndër më të paguarit përfshihen edhe Kendall Xhener dhe Kajli Xhener, si dhe emra të tjerë të njohur për publikun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.