Kambiaso: Interi i tripletës nuk mund të krahasohet me Juven e sotme!

0

Esteban Kambiaso ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit në vitin 2010, vit që përkon me fitimin e tripletës nga ekipi zikaltër. Argjentinasi ka folur së fundmi për mediat italiane, ku dhe është pyetur për krahasimin mes Juventusit të tanishëm dhe Interit të tripletës.

Ish-mesfushori zikaltër është përgjigjur sinqerisht dhe ka thënë që janë dy ekipe që nuk mund të krahasohen, pasi ata nuk kishin në ekip lojtarë si Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi. Një përgjigjë që zor se mund të pritet mirë nga tifozët e Interit.

“Mund t’i karikoja dhe t’i jepja zemër shokëve të mi të skuadrës përpara ndeshjeve të mëdha, por sigurisht që nuk mund të shënoja tre gola. Ne nuk patëm lojtarë si Kristiano Ronaldo apo Mesi. Janë dy lojtarë unikë, që mund të bëjnë diferencën. Gjithsesi, kishim një sulmues si Eto, i cili erdhi te ne pasi fitoi tripletën me Barcelonën. Nuk bëmë asnjë përmbysje siç bëri Juventusi, por eleminuam Çelsin, gjë që na dha shumë besim, pasi ishte gati e pamundur për ne t’i kalonim. Nuk mund të krahasohemi.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.