Kamberi duhej të bënte për 80 minuta “lojën e pistë”, Rangers kualifikohet më tej në “Europa League”

0

Rangersi ka arritur që të kualifikohet më tej në “Europa League”, duke fituar me rezultatin 0-1 ndaj Bragës. Goli i vetëm i takimit erdhi nga një zbritje me sprint të fuqishëm nga Kent në kundërsulm, që e kaloi bukur portierin me të majtën e tij.

Ndërkohë Hagi kishte gabuar nga 11-metërshi në fundin e pjesës së parë, duke gabuar për t’i kaluar në avantazh skocezët. Ndeshja e parë kishte përfunduar në shifrat 3-2 dhe kështu është Rangersi që shkon në fazën e 1/16-ave në “Europa League”.

“Kamberi duhet të bëj lojën e pistë dhe nuk kam dyshime që mundet”, do të shprehej Gerrard para takimit. Flitej pikërisht për taktikën dhe mënyrën sesi ishte ndërtuar skema e trajnerit ndaj Bragës. Portugezët kishin 67% të mbajtjes së topit në favor dhe ishin të fortë në dyluftimet e tyre, duke shkuar edhe me dy futbollistë për t’i mos dhënë “oksigjen” Rangersit sa herë që këta të fundit binin në kontakt me topin.

Pra ajo që kërkohej ishte lufta e fortë fizike dhe kapja në befasi e kundërshtarit me kundërsulme, pasi nuk ishte një ndeshje e zakontë ku shihte skocezët në kontrollin e lojës. Kamberi ia doli që ta bëj detyrën e tij në pjesën më të madhe të rasteve, megjithëse nuk mundi të realizonte dhe u largua nga fusha në minutën e 80 pasi e nisi si titullar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.