“Kam shumë punë për të bërë”, goleadori injoron Napolin!

PSG e këtij sezoni nuk ka qenë versioni më i mirë që mund të tregojë një skuadër me aq shumë yje. Francezët po dështojnë vit pas viti për të qenë të suksesshëm në Champions. Edinson Kavani është kthyer për t’i bërë një rezyme të shkuarës në Paris, gabimeve që janë bërë dhe frytet që duhet të marrë nga dështimet e këtij viti.

Uruguajani e pranon se ky nuk ishte një vit pozitiv, por thekson se duhet të mësojnë prej kësaj. Thekson se nëse ekipi jep të gjithë potencialin e tij ata janë të pamposhtur. Në sezonin që sapo u mbyll i ka pëlqyer goli në një ndeshje të vështirë me Marsejën, megjithatë shton se nuk ka ndonjë moment të madh që i ka lënë mbresa.

“Është e vërtetë që këtë vit nuk kemi fituar sa sezonet e kaluara. Megjithatë, këto humbje jam i sigurt se do na ndihmojnë të jemi sa më të fortë për sezonin e ardhshëm. Gjëja më e rëndësishme është të kemi mentalitet fituesi dhe ta mbajmë atë vetëm lart. Këtë vit kemi treguar se nëse ekipi është i fokusuar dhe i përqëndrar për 90 minuta, mund të jemi një nga ekipet më të mira të kontinentit.”

”Jemi koshientë që kemi shumë punë për të bërë. Në Francë të gjithë janë të dëshpëruar për të na mundur ne. Ajo që kemi treguar në fillim të sezonit ishte një shenjë shumë e mirë. Gjashtë muajt e parë ne ishim të pamposhtur. Goli ndaj Marsejës, ndërkohë që ne ishim me dhjetë lojtarë ishte shumë i rëndësishëm. Por nuk ka ndonjë moment që ka lënë gjurmë në mendjen time këtë sezon”, u shpreh “El Matador”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *