“Kam neglizhuar edhe vetë”, flet Shtubina pas testit për COVID-19: Ishte siklet i madh, lojtarët kështu shtojnë edhe peshë

Ndriçim Shtubina ka bërë testin për COVID-19 pasi u prek një afërm i tij me Koronavirus. Por fatmirësisht lajmi ka qenë i gëzuar dhe testi ka dalë negativ. Në një lidhje direkte për “Neës 24”, lojtari i Vllaznisë bën thirrje që të qendrohet në shtëpi, megjithëse shprehet se ka neglizhuar edhe vetë pak.

“Bëra testin për Koronavirusin dhe dola negativ, ishte një lajm i gëzuar për mua. E bëra të isha i qetë për familjen time. Kjo është një situatë që nuk ka të mirë, është e rrezikshme dhe i bëj thirrje shqiptarëve të rrinë në shtëpi. Të them të drejtën edhe unë vetë e kam neglizhuar pak, por mjekët më kanë thënë që të rri vetëm në shtëpi. Është vërtet një situatë me siklet të madh, sidomos ajo periudha kur po prisja përgjigjen e testit. Një lojtar humb shumë gjëra kur rri në shtëpi, humb stërvitjen dhe merr peshë”, tha Shtubina. /Sport Ekspres/