“Kam marrë qindra mesazhe nga italianët”, Lorik Cana: Debutova kur ishte Ronaldinjo

Lorik Cana është një emër që gjatë gjithë karrierës së tij ka fituar zemrat e tifozëve kuqezi, ndërsa ende kujtohet si kapiteni legjendar i Kombëtares. Pavarësisht se mund të luante me përfaqësuese të tjera, zgjodhi zemrën dhe jo interesat personale, duke udhëhequr Shqipërinë e duke bërë krenar gjithë tifozët shiptarë me atë çfarë dhuronte në fushën e lojës. Momentalisht mbrojtësi shqiptar gjendet i izoluar në Romë, ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij me Lazion përpara se të hiqte dorë nga futbolli i luajtur. Cana është rrëfyer së fundi në “TMW Radio”, ku është shprehur se ndihet krenar për marrëdhënien që ekziston mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë aktiv në fushën e lojës.

“Sigurisht që ndihem krenar. Kam marrë qindra telefonata dhe mesazhe dashurie nga miqtë italianë. Mundohem t’u them njerëzve, duke qenë ish-futbollist, të mbajnë mend lidhjet midis të gjitha kombeve. Midis Italisë dhe Shqipërisë, megjithatë, ka rrënjë të thella në marrëdhënie. Ne nuk kemi qenë në Itali vetëm për tridhjetë vjet. Pas viteve nëntëdhjetë Italia është bërë shtëpia jonë e dytë, në një periudhë të ndërlikuar për vendin tonë. Është një betejë e vështirë, por kjo ndihmë duhej të bëhej, vetëm për të treguar dashuri dhe njohje për Italinë.

Unë bëra debutimin tim në PSG kur isha 19 vjeç dhe kisha lojtarë si Ronaldinho, Pochettino, Heinze, Anelka. Ronaldinho ishte i veçantë, por Okocha ishte gjithashtu mbresëlënës. Përvoja italiane? Finalja e Coppa Italia e 26 majit kundër Romës. Një derbi në finalen e Kupës, të gjithë e kuptuam se sa e rëndësishme ishte për tifozët.

Është shumë e komplikuar për tu luajtur sërish. Ndoshta pas Pashkëve mund të rihapni diçka, por duhet parë dita ditës. Sezoni mund të mbyllet pas dyerve të mbyllura. Unë do të provoja ta mbyllj këtë kampionat, nëse ka një minimum sigurie për të qenë në gjendje të luhej, madje edhe gjatë verës.Por është e vështirë të flasësh për futbollin kur ka mijëra njerëz që infektohen. Futbolli është për njerëzit, nëse ata mendojnë vetëm për t’u kujdesur për veten dhe për të ndihmuar të dashurit e tyre, është e kotë të mendoni për futbollin”, ka thënë Lorik Cana./Sport Ekspres/