Kaloshi paralajmëron Besën: Në Berat nuk merrni gjë!

Pas seancës së fundit stërvitore të ditës së shtunë, skuadra e Tomorit së bashku me stafin teknik të saj, ja ka kushtuar të gjithë pjesën e mbetur të kohës së lirë përpara takimit të ndeshjes me Besën ditën e diel, vetëm aspektit teknik dhe teorik që stafi drejtues ka punuar më së shumti me futbollistët. Dhe në një ballafaqim midis dy skuadrave të njohura dhe me shumë tradita në futbollin shqiptar, duket qartazi se Tomori është përgatitur shumë intensivisht dhe pret që të fitojë përballë Besës. Një fitore kjo mëse e mundshme, edhe për shkak të faktorit fushë, apo edhe ambicies së madhe që ka dhe është shprehur përpara këtij takimi tekniku Devolli që ka dhe ndeshjen e tij të dytë në krye të beratasve, por të parën si prezantim në fushën e Tomorit për të cilën edhe insiston për fitore. Për ndeshjen e ditës së diel ka folur gardiani i skuadrës beratase Mikel Kaloshi i cili nuk ka asnjë dyshim për fitoren sipas tij.

KALOSHI – “Në ndeshjen e radhës nuk ka asnjë pikëpyetje për sa i përket objektivit tonë, i cili është fitorja dhe për këtë skuadra është e vendosur, pasi e kemi vëzhguar skuadrën kavajase në ndeshjen me Apoloninë një javë më parë. Ata mund të kenë një histori si skuadër dhe një trajner apo president ambicioz, por skuadra e tyre nuk ka këllqe që të na marrë pikë në fushën tonë, kështu që fitorja jonë është detyrim”, ka mbyllur portieri i njohur lushnjar i Tomorit Mikel Kaloshi.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *